Prishtinë, nisi protesta e Lëvizjes Vetëvendosje

11:21 Tashmë janë nisur protestuesit e parë nga pesë qytete të ndryshme të Kosovës, drejt Prishtinës, ku Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar protestën kundër korrigjimit të kufijve.

Të parët që janë nisur rreth orës 11:00, janë protestuesit nga Dardana, Deçani, Juniku, Peja dhe Sharri.

Pas tyre, në orën 11:30, prite të nisen protestuesit nga Vitia, Istogu, Prizreni dhe Skënderaj. Kurse, në orën 12:00, VV ka organizuar transport për protestuesit nga Podujeva, Drenasi, Gjakova, Gjilani, Hani i Elezit, Kaçaniku, Obiliqi, Klina, Mitrovica, Rahoveci, Shtërpca dhe Suhareka.

Protestuesit nga Shtimja, Vushtrria, Fushë Kosova, Ferizaj dhe Malisheva, do të nisen në orën 12:30, për në Prishtinë. Ndërsa, ata nga Artana dhe Lipjani në orën 13:00.


10:32 Orari i nisjeve nga qytetet tjera për protestën e LV-së në Prishtinë

Protesta e sotme e 29 shtatorit, është thirrur nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Qëllimi i protestës sipas organizatorëve është shfaqja e kundërshtimit ndaj idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Për ditë me radhë, LV-ja ka publikuar video promocionale dhe ka bërë tubime ku ftoi qytetarët dhe aktivistët në protestë kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve që sipas tyre nënkupton edhe shkëmbim territoresh.

Autobusë falas për aktivistë dhe qytetarët që dëshirojnë t’i bashkohen protestës janë organizuar nga LV-ja me nisje nga secila komunë e Kosovës.

“Të shtunën, me 29 shtator, prej orës 14:00, së bashku do të protestojmë paqësisht e qytetarisht në Prishtinë kundër pazareve me Serbinë, për sovranitetin e vendit”, thuhej në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe përfaqësues nga partitë tjera opozitare, e fundit ishte Vjosa Osmani nga LDK-ja.

Vetëvendosje para protestës, u mobilizua në Gjilan (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button