Xhejms Matis në Shkup, realizoi drekë pune me ministren Shekerinska (VIDEO)

Pas 14 vjetësh, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis sot ka ardhur për vizitë në Shkup ku është pritur nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, me të cilën ka realizuar edhe drekë pune, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Ivanov – Matis: Maqedonia mbetet partner strategjik i SHBA-së
LEXO: Matis – Zaev – Shekerinska: Armata e gatshme për t’u bërë pjesë e NATO-s
LEXO: Matis duke cituar Merkelin dhe Stoltenbergin u tha qytetarëve: Votoni në referendum

Gjithçka nga vizita e sekretarit, Xhejm Matis: Tre mesazhet kryesore që i tha në Shkup (FOTO+VIDEO)

LEXO: Zëdhënësi i Pentagonit: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE është ankthi më i madh i Rusisë 

Paraprakisht, zëdhënësi i Pentagonit, Erik Peon ka thënë se Matis do t’i ftojë qytetarët e Maqedonisë të votojnë për referendumin dhe gjithashtu do t’i theksojë pesë milionë dollarët që i siguron SHBA në vit për përkrahje të sigurisë, tha zëdhënësi i Pentagonit, Erik Peon.

“Rusia përpiqet t’i bind maqedonasit se Perëndimi do t’i lëshojë dhe se Rusia është për ndikim stabil në rajon. Kjo nuk është e vërtetë. Ndryshimi i emrit dhe hyrja e vendit në aleancë do ta ulë ndikim e Moskës. Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është një ndër ankthet më të mëdha për Rusinë”, deklaroi Peon për “New York Times”

Vizita e Sekretarit Mattis vlerësohet si një nga vizitat më të rëndësishme të personaliteteve ndërkombëtare, në mbështetje të referendumit të 30 shtatorit për ndryshimin e emrit të shtetit njëherësh, zhbllokimin e procesit të integrimit euro-atlantik.

 

Shkupi vazhdon të jetë qendër e vizitave ndërkombëtare, pesë shtete në radhë (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button