Merkel me porosi të qartë: Nuk ju kërcënoj, por pa referendum të suksesshëm s’ka NATO dhe BE (FOTO+VIDEO)

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka ftuar qytetarët e Maqedonisë që të dalin në referendumin për emrin që do të mbahet më 30 shtator të këtij viti dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike. Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske ajo ka deklaruar se hyrja në NATO dhe BE është e mundshme vetëm nëse ka sukses referendumi dhe se ajo nuk është kërcënim, por gjendje natyrale pas iqë të gjitha anëtaret e vendeve të NATO-s dhe BE-së duhet që të votojnë për pranimin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Merkel - Zaev
Merkel – Zaev

“unë nuk jam për kërcënim, nëse ka rezultat pozitiv referendumi, ju mund të bëheni anëtare e NATO-s, ndërkaq më pas edhe e BE-së. Por, ka parakusht. Ka pasur kontest dhe patjetër që të gjendet zgjidhje. Për atë, çështja e NATO-s dhe zgjidhja e kontestit janë shumë ngushtë të lidhura, pasi që e dimë se nëse nuk zgjidhet, nuk do të votojnë të gjitha vendet për pranim të vendit tuaj në NATO”, tha Merkel, në lidhje me atë se pse Maqedonia izolohet nëse nuk ka sukses për ndërrim të emrit.

Ajo gjithashtu shtoi se: “sot këtu flasim për përfundim pozitiv të referendumit, dhe se do të ketë pjesëmarrje të madhe në referendum. Nuk mund të merremi me atë se çka nëse nuk ka sukses, por duhet të përgatitemi që të ketë sukses”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Zoran Zaev, pas takim të tyre në Qeveri, Merkel tha se referendumi është mundësi që jepet një herë në jetë në një gjeneratë dhe se duhet që të ketë pjesëmarrje sa më të madhe.

“Nuk flasim vetëm për marrëdhëniet bilaterale, por edhe për atë që do të ndodh me referendumin e 30 shtatorit. Referendumi është mundësi për hapjen e dyerve të vendit tonë. Parakusht që të bëhet anëtare e NATO-s dhe pjesë e familjes së BE-së, është që referendumi të ketë sukses. Mos rrini në shtëpi në këtë ditë historike. Shfrytëzojeni të drejtën tuaj demokratike dhe tregoni se çfarë mendoni për ardhmërinë e vendit. 30 shtatori është kyç për ardhmërinë e vendit tuaj”, deklaroi kancelarja Merkel.

LEXO: Stoltenberg: Dyert janë të hapura, por mos prisni anëtarësim pa zbatimin e Marrëveshjes për Emrin
LEXO: Kancelari austriak, Kurc i porositi qytetarët e Maqedonisë: Votoni “për” në referendum (VIDEO)

Ajo gjithashtu shtoi se edhe liderit të VMRO-DPMNE-së, me të cilin do të takohet sot, do t’ia thotë të njëjtën se “në demokraci vendimet kyçe merrem nëpërmjet bashkimit”. Merkel, njoftoi se nuk do të takohet me presidentin e vendit, Gjorge Ivanov.

Nga ana tjetër, Zaev e falënderoi Merkelin për vizitën e saj në ditën e pavarësisë së Maqedonisë dhe tha se kjo vizitë është “inkurajim se fuqitë e mëdha e përkrahin zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Zaev - Merkel
Zaev – Merkel

Ai gjithashtu e falënderoi Merkelin për inicimin e procesit të Berlinit për integrim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe tha se “do t’ua kthejmë me referendum të suksesshëm”.

Zaev dhe Merkel, thanë se Gjermania dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të shkëqlyeshme bilaterale, sidomos në aspektin ekonomik.

Ndryshe, kancelarja gjermane Angela Merkel vjen në muajin i cili përfundon me referendumin për marrëveshjen me emrin dhe integrimet euroatlantike. Ajo në Shkup u prit në mënyrë solemne nga kryeministri i vendit Zoran Zaev.

Merkel është kancelarja e parë që vjen në Maqedoni, pas Gerhard Shreder i cili e vizitoi vendin në kohën e krizës së Kosovës në vitin 1999. Përndryshe, Merkel është mysafili i tretë i lartë që këtë javë e ka vizituar Maqedoninë. Të mërkurën dhe të enjten në Shkup ishin sekretari gjeneral i Nato-s Jens Stoltenberg ndërsa dje kancelari austriak Sebastijan Kurz. Që të dy kërkuan nga qytetarët të dalin në referendum më 30 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button