Stoltenberg: Dyert janë të hapura, por mos prisni anëtarësim pa zbatimin e Marrëveshjes për Emrin

Kjo është mundësi historike e papërsëritshme, andaj populli të dalë masivisht në referendum dhe të deklarohet për anëtarësimin e vendit në Aleancën më të suksesshme historike, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Stoltenberg deklaroi se NATO dëshiron ta sheh Maqedoninë e suksesshme, dyert janë të hapura, por megjithatë populli do të vendos për anëtarësimin.

“Zotëri Zaev, dua të të falënderoj për lidershipin tënd dhe guximin në lidhje me Marrëveshjen e Prespës. Referendumi do të mbahet dhe ky është vendim i juaj, i inkurajoj votuesit që të dalin masivisht. Kjo është një mundësi historike që të përforcohet paqja dhe stabiliteti. Nga ana tjetër, prej kur Mali i Zi ka hyrë në NATO, investimet në atë vend dyfish janë rritur, për atë jemi të gatshëm që ta pranojmë vendin tuaj si vende e 30-të e NATO-s pas mbarimit të procedurës. Ne duam që ta shohim Maqedoninë të suksesshme. Dyert e NATO-s, janë të hapura dhe populli mund ta bëj atë, pra ardhmëria është në duar të juaja”, deklaroi Stoltenberg, duke nënvizuar se rrugë tjetër, pos pranimit të marrëveshjes nuk ka.

Në pyetje gazetareske, Stoltenberg deklaroi se sot është takuar edhe me kryetarin e opozitës, Hristijan Mickoski dhe presidentin Gjorge Ivanov, të cilët janë kundër marrëveshjes për emrin dhe i ka porositur që nuk mundet që të presin anëtarësim nëse Maqedonia nuk e realizon marrëveshjen.

“Kjo është mundësi historike për këtë vend, bëhet fjalë për mundësi të papërsëritshme të bëheni anëtare të bashkësisë ndërkombëtare, por për ta bërë atë, patjetër duhet që të pajtohemi me marrëveshjen për emrin, nuk ka rrugë tjetër për anëtarësim në NATO. Dikush mendon që mundet të thotë “po” për anëtarësim dhe jo për referendumin, por nuk ka mundësi të tillë. Është iluzion i plotë që të mendohet se nëse thoni “jo” për marrëveshjen dhe “po” për anëtarësim, do të bëheni pjesë e NATO-s, duhet t’i thuhet “po” marrëveshjes për emrin dhe “po” anëtarësimit, që të anëtarësoni”, ka deklaruar Stoltenberg.

Nga ana tjetër, kreyeministri Zoran Zaev, i ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin në referendum për të vendosur për ardhmërinë e Maqedonisë, ndërkaq pas mbarimit të referendumit të 30 shtatorit do të vijojnë ndryshimet kushtetuese, për të cilat janë të nevojshme 2/3 e shumicës parlamentare.

“I ftoj të gjithë qytetarët që të dalin më 30 shtator dhe të deklarohen për ardhmërinë e Maqedonisë. Ndryshime kushtetuese pa anulime, procesi patjetër duhet që të mbarojë në kohë që ta marrim vendin e merituar në NATO. Ne do të kontaktojmë vazhdimisht me zyrën e NATO-s në Shkup dhe do të shkojmë hap pas hapi”, tha Zaev.

Ai shtoi se është i sigurt që do të arrihet census, madje dhe do të kalojë me sukses i tërë procesi i referendumit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button