Kancelari austriak, Kurc i porositi qytetarët e Maqedonisë: Votoni “për” në referendum (VIDEO)

10:30- Konferencë e përbashkët nga kryeministri Zoran Zaev dhe kancelari austriak Sebastian Kurc

Kancelari austriak Sebastian Kurc, sot pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev në objektin e Qeverisë, në konferencë të përbashkët për media i ftoi qytetarët e Maqedonisë të dalin të votojnë “për” në referendum sepse referendumi i suksesshëm do t’i hapë dyert e Maqedonisë drejt NATO-s, transmeton Portalb.mk.

“Austria është mik i rajonit dhe së bashku me Maqedoninë kemi miqësi të fort. Do të doja që sa më shumë njerëz të marrin pjesë në referendum dhe të shprehen “për”. Nuk mund ta bëj unë vendimin, por si mik i Maqedonisë do të konsiderojmë se do të ishte pozitive nëse ka pjesëmarrje të lartë në referendum”, tha Kurc.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev në konferencë theksoi se kancelari Sebastian Kurc i ka thënë se përkrahja e Austrisë për hyrje të Maqedonisë në NATO ka rëndësi të madhe. Gjithashtu, Zaev shtoi se Maqedonia do të mbetet e përkushtuar në reforma dhe do të lë shembull të mirë në botë.

“Nxitje për ne është që Austria e njohu Maqedoninë si shpresë për Evropën. Këtë e pranojmë si obligim. Vizita juaj është porosi e mirë në prag të referendumit dhe besoj se shumica e qytetarëve do ta japin votën e tyre për të ardhme. Maqedonia është kthyer në rrugën evropiane, kemi treguar guxim dhe dëshiroj të shpreh falënderim për Austrinë, partnerin më të rëndësishëm ekonomik”, tha Zaev.

10:00 – Pritja e kancelarit Sebastian Kurc në Qeverinë e Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot para Qeverisë e priti kancelarin austriak, Sebastian Kurc. Kurc është përshëndetur nga blloku më i lartë politik i Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Ai para nisjes për në Shkup nëpërmjet në video të publikuar në rrjetin social “Facebook” dhe “Twitter” tha se Maqedonia është pranë momentit më historik të rrugës drejt Bashkimit Evropian (BE). Në prag të referendumit me 30 shtator, zgjidhja e çështjes së emrit e ka përkrahjen tonë të plotë. Për atë vij në Maqedoni ku do të takohem me kryeministrin Zoran Zaev dhe përfaqësues tjerë.

Ai në Maqedoni vjen pas ftesës së kryeministrit Zoran Zaev, i cili para referendumit ka ftuar edhe disa liderë tjerë evropian.

Në vizitën e fundit në Vjenë të kryeministrit Zoran Zaev, në fund të qershorit, Kurc u bëri apel të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që në referendum të votojnë për pranimin e Marrëveshjes me Greqinë që do t’i hapë dyert drejt BE-së dhe NATO-s.

“Marrëveshja e emrit të shtetit me Greqinë është përparim vendimtar në procesin e afrimit të Maqedonisë në BE”, theksoi Kurc.

Në prag të referendumit me 30 shtator, dje në Maqedoni ishin sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministri i Punëve të Jashtme të Luksenburgut, Zhan Aselborn, ndërsa nesër në Ditën e Pavarësisë së shëtit do të vijë kancelarja gjermane Angela Merkel.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button