“E dua Vodnon”: Në Vodno po punohet pa respektimin e rregullave ligjore

Aktivistët “E dua Vodnon” dërguan kumtesë në media në të cilën theksojnë se aktivitetet për ndërtimin e gazsjellësit përmes Vodnos kanë vazhduar pa respektimin e rregullave ligjore dhe kërkojnë debate me drejtorin e Resurseve Energjetike të Maqedonisë, kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe zëvendësministrin e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, transmeton Portalb.mk.

“Dje vazhduan aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e gazsjellësit përmes Vodnos. Po punohet pa respektimin e listës së rregullave, obligimet ligjore duke filluar nga: mospasja e shenjave, mospasja e rripit mbrojtës rreth punëve ndërtimore, nuk ka paralajmërim se punohet me makineri të rëndë, nuk ka dokumente në terren, punëtorët janë pa uniformë adekuate dhe veshje mbrojtëse, nuk ka tualete mobil, veturat janë pa shenja, nuk ka mbikëqyrje përkatëse, nuk ka prani të vazhdueshme të veturave kundërzjarrit….., nuk ka, nuk ka monitorim preciz nga ana e Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, siç njoftoi zëvendësministri Jani Makraduli  në konferencë për media javën e kaluar, po punohet në trasenë e ndryshuar, jo në trasenë e projektuar”, thuhet në kumtesën e aktivistëve “E dua Vodnon”.

Për të gjitha këto lëshime, janë dorëzuar ankesa nëpër inspektorate, te Inspektorati Shtetëror për Mbrojtje Jetësore, Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Turizëm, Inspektorati Shtetëror për Punë, Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjuajtje, Inspektoratin Shtetëror të Qytetit të Shkupit dhe të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe planifikimit Hapësinor. Por, pa rezultat nuk ka, po vazhdohet me ndërtim.

“Kërkojmë debat me drejtorin e Resurseve Energjetike, kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe zëvendësministrin e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ku publikisht do t’i deklarojmë argumentet tona, të bisedojmë në katër sy dhe pas dyerve të mbyllura. Kërkojmë revizion të projektit”, thuhet ndër të tjerash në kumtesë.

Shilegov: Ndërtimi i gazsjellësit në Vodno bëhet për të mirën e të gjithëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button