Incident me ekologjistët në Vodno
Një konflikt verbal shpërtheu mesditën e sotme mes ekskavatorëve dhe aktivistëve që protestonin Vodno.
Sipas disa raporteve të mediave, thuhet se një nga përgjegjësit e projektit për gërmimin e Vodno me qëllim të vendosjes së gazsjellësit kishte urdhëruar një person, që e voziste ekskavatorin të kalojë përmes personave që protestonin.
Pas kësaj, pati një konflikt verbal ndërmjet aktivistëve dhe atyre që ishin përgjegjës për projektin, duke u fyer dhe sharë ndërmjet veti.
Ndërtuesit, së bashku me mekanizimin e ndërtimit, janë shfaqur para protestuesve, siç thotë një protestues, pa legjitimitet, dokumentacion apo leje pune.
Aktualisht, gërmuesi i përdorur për gërmime nuk është funksional, por punëtorët vazhdojnë të punojnë, gërmojnë dhe transportojnë rërën dhe tokën.