Ministri Ademi: Nuk dëshirojmë t’i tërheqim për veshi mërgimtarët për të votuar në referendum

“As unë dhe as Martin Protogjer, as edhe qeveria e LSDM-së nuk dëshiron të tërheqë për vesh, siç dëgjuam edhe në diasporë që të shkojnë derë më derë dhe t’i regjistrojnë njerëzit, aq më pak t’i detyromë ambasadorët dhe konsullatat të kryejnë trysni dhe të nxjerrin votues nga shtëpia”, kështu është deklaruar ministri i Diasporës së Maqedonisë, Edmond Ademi për mënyrën e votimit të diasporës në referendumin e 30 shtatorit, njofton Portalb.mk.

Në intervistë për portalin “MKD“, ministri Ademi ka njoftuar se kabineti i tij tashmë ka propozuar amendamente për ndryshime në Kodin Zgjedhor, që mërgimtarët të mund të votojnë në vendin më të afërt të tyre, ani pse ai vendvotim është në shtetin ndryshe nga i cili jetojnë.

“Shembull është Malme, kur ka komunitet të madh të maqedonasve për të votuar, duhet të shkojnë deri në Stokholm, të udhëtojnë 500 kilometra, kurse ambasada në Kopenhagë është 50 km. Këtë e kemi dhënë si propozim, dhe besoj se do të merret parasysh”, ka sqaruar Ademi.

Fushatë edhe në diasporë

Sipas asaj që deklaroi ministri i Diasporës, Edmond Ademi do të realizohet fushatë edhe në diasporë, në vendet ku ka pasur më shumë të paraqitur për referendum. Fushatë do të zhvillohet në Itali, Slloveni, Austri, Zvicër dhe Gjermani.

“Unë planifikoj që të vizitoj një pjesë të shteteve ku ka pasur më shumë shtetas të paraqitur, si në Itali, Slloveni, Austri, Zvicër dhe Gjermani. Atje do të realizoj takime jo vetëm me ata që do të votojnë, por edhe me shoqatat të cilave do t’ua prezantojmë marrëveshjen me Greqinë, dhe përfitimet nga ajo. Unë shpesh herë them, se nëse dikush e di se çfarë do të thotë të jetohet në një shtet që është anëtare e BE-së dhe NATO-s, këtë më së miri do ta dijnë diaspora”, tha Ademi.

Duke folur më tej për votimin e diasporës në referendum, ministri i Diasporës, Edmond Ademi ka deklaruar se pret që në Maqedoni të vijnë rreth dhe më shumë se 3.000 mërgimtarë për të votuar.

Ministri Ademi ka komentuar edhe Forumin për Maqedoni Demokratike e cila paraqet një grupacion të më shumë shoqatave të diasporës me përbërje të ndryshme etnik, dhe për të njëjtën thotë se është “interesante sepse për herë të parë bashkoi diasporën në baza të ndryshme etnike”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

LEXO: Kryeministri Zaev: Qytetarët duke votuar “për” në referendum, sigurojnë 2/3 e votave në Kuvend
LEXO: Maqedonia, LSDM nuk ka projeksion për shpenzimet e fushatës së referendumit
LEXO: 71 deputetë janë “për” referendumin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button