Maqedonia, LSDM nuk ka projeksion për shpenzimet e fushatës së referendumit

Partia maqedonase në pushtet, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nuk ka projeksion për mjetet që do t’i harxhojë për fushatën e referendumit që do të mbahet më 30 shtator, transmeton Portalb.mk.

“Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë tash për tash nuk ka projeksion se sa para do të harxhojë për fushatën e referendumit, por të gjitha mjetet buxhetore do të harxhohen për blerje të hapësirës mediate”, kështu ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në Kriva Pallankë.

LEXO: 71 deputetë janë “për” referendumin

Përndryshe nesër është dita e fundit që do të kuptohet se sa hapësirë mediale do të marrin partitë në kuadër të fushatës së referendumit që do të mbahet më 30 shtator, në të cilën qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button