VMRO-DPMNE: LSDM dhe Zaev nuk do t’i mbulojnë gënjeshtrat dhe krimet nëpërmjet kumtesave

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) dëshiron ta defokusojë opinionin nga marrëveshja e dëmshme që Zoran Zaevi ia solli Maqedonisë, dhe këtë nuk mund ta mbulojë asnjë nga kumtesat e LSDM-së të cilat dërgohen në media çdo mëngjes nga Qendra Informate e LSDM-së, kështu reagojnë nga partia opozitare e VMRO-DPMNE-së ndaj kumtesës së LSDM-së, transmeton Portalb.mk.

Nëpërmjet kumtesave, thuhet në reagimin e VMRO-së, LSDM-ja nuk do t’i mbulojë gënjeshtrat dhe krimet e Zaevit dhe LSDM-së.

“Tenderë kriminel, keqpërdorim dhe hedonizëm janë sinonime të këtij pushteti. Vargu i skandaleve të keqpërdorimeve të veturave zyrtare nga ana e pushtetit kriminel nuk do t’i fshehet nga populli”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Në reagimin e VMRO-DPMNE-së thuhet më tej se LSDM nuk do ta çojë Maqedoninë në BE dhe NATO, vetëm se qytetarëve të Maqedonisë u solli marrëveshje të dëmshme me të cilën i shitën interesat shtetërore dhe nacionale. Për të gjitha shkeljet e kushtetutës, ligjet dhe të gjitha keqpërdorimet, thonë nga VMRO-DPMNE, do të përgjigjen dhe do të bartin përgjegjësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button