LSDM kërkon nga Mickoski ta ftojë anëtarësinë që të dalë në referendum

VMRO-DPMNME dhe Hristijan Mickoski ende nuk kanë qëndrim të qartë për çështjet kyçe për interesat nacionale të shtetit dhe qytetarëve. Atë e tregon marrëdhënia jo-serioze e VMRO-DPMNE-së ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit. Bien në ujë gënjeshtrat dekadëshe të VMRO-DPMNE kur flisnin për referendumin de të drejtën që qytetarët duhet ta japin fjalën e fundit për drejtimin në të cilin lëvizë shteti, thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Portalb.mk.

“Tani kur referendumi pritet që të ndodh, dhe është siguruar anëtarësim në NATO dhe BE me pranim të identetitetit maqedonas, Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk kanë qëndrim. Për çështjet më të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë vetëm VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk është deklaruar se për çfarë janë. Ose janë për ardhmëri të ndritshme, zhvillim anëtarësim në NATO dhe BE me identitet të pranuar ose janë për regres dhe izolim. Nëse janë për ardhmërinë e Maqedonisë në BE dhe NATO duhet që t’i ftojnë anëtarët e VMRO-DPMNE-së që të dalin në referendum dhe ta zgjedhin ardhmërinë. Në të kundërtën, Mickoski dhe VMRO-DPMNE do të dëshmojnë se kanë gënjyer tërë dekadën dhe se në fakt janë për mbrojtjen e krimit, për izolim, regres dhe pasiguri”. Thuhet në kumtesën e LSDM-së.

VMRO-DPMNE: LSDM dhe Zaev nuk do t’i mbulojnë gënjeshtrat dhe krimet nëpërmjet kumtesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button