Qyteti i Shkupit nuk parasheh rregullimin e rrjetit atmosferik në Çair, Komuna nuk kërkon llogari

Komuna e Çairit e cila është një ndër komunat urbane e cila më së shumti ka probleme me vërshimet gjate reshjeve të shiut, ende është pa rrjet atmosferik, edhe pse projekti për të njëjtin përfundoi vite më parë, njofton Portalb.mk.  Komuna ka kërkuar realizuesi i projektit, që këtë rast është Qyteti i Shkupit që ky problem të mënjanohet por deri më tani asgjë konkrete nuk është realizuar.
Rasti konkret shihet te rrjeti atmosferik në Xhon Kenedi i cili është përfunduar dhe vazhdon të jetë jofunksional.

Nga Qyteti i Shkupit në vitin 2017 sqaruan për Portalb.mk se është konstatuar se ka defekt rrjeti atmosferik, por që do të sanohet dhe do të zgjidhet ky problem së shpejti, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, kurse tani thonë se gjithashtu në buxhetin e 2018 nuk janë paraparë mjete shtesë për këtë projekt.

LEXO: Shkupi ‘noton’ në llom (FOTO)

LEXO: Sërish vërshime në Çair (FOTO)

“Ne buxhetin e vitit 2018 nuk janë paraparë mjete për këtë çështje. Bëhet fjalë për projekt të përfunduar dhe për momentin nuk janë paraparë mjete shtesë për këtë projekt”, tha për Portalb.mk, Valon Salihu, zëdhënës i Qytetit të Shkupit.

Ndërkaq Komuna e Çairit nuk ka kërkuar nga Qyteti i Shkupit që të mënjanohet ky problem dhe të zgjidhet kjo çështje për banorët e këtyre lagjeve, të cilat vërshohen pothuajse pas çdo reshje shiu, pasi Salihu konfirmon se komuna e Çairit nuk ka bërë kërkesë sa i përket kësaj çështje.

“Nga komuna nuk është bërë kërkesë sa i përket kësaj çështje. Ka qenë një këshilltarë në qytetin e Shkupit i cili e ka ngritur si çështje në një seancë dhe kjo ka përfunduar me kaq”, tha Saliu.

LEXO: Disa shtëpi në Çair të pa banueshme për shkak të vërshimeve

LEXO: Komunën e Çairit lehtë e ‘merr lumi’

Nga ana tjetër kryetari aktual Visar Ganiu në programin e tij parazgjedhor premtoi zgjidhjen e këtij problemi, duke thënë se gjatë mandatit të tij do të rregullohet rrjeti atmosferik.

“Ne kemi hartuar projektet për rrjetin atmosferik dhe në bashkëpunim me ministrinë e ekologjisë pritet që të realizohet”, tha Ganiu në intervistën për Portalb.mk.

LEXO: Vërshimet, komuna e Çairit i ik përgjegjësisë duke fajësuar tjerët

LEXO: Rrjeti atmosferik në Çair jofunksional! (FOTO)

Por shtrohet pyetja se çfarë projekti do të realizohet, pasi që edhe rrjeti atmosferik në Xhon Kenedi është përfunduar dhe i njëjti vazhdon të jetë jofunksional, dhe komuna nuk kërkon nga realizuesi, që këtë rast ishte Qyteti i Shkupit, që ky problem të mënjanohet?

Banorët shumë shpesh u ankuan lidhur me projektet jofunksionale të kësaj Komune.

Ndërkaq kanalizimi atmosferik që u ndërtua në këtë komunë, punimet e së cilit u stërzgjatën dhe i njejti kapi shumën prej 23 milion denarësh, vazhdon të jetë jofunskional./Portalb.mk

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP