Intervistë me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu: realizimi i disa projekteve nuk varet nga ne (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, në një intervistë për Portalb.mk dhe Vertetmates.mk, ka folur për realizimin e projekteve që parashihen për Komunën e Çairit siç janë: rregullimi i rrugëve, i vendrrotullimeve, rregullimi i shkollave, ndërtimi i Bibliotekës komunale, ndërtimi i Shtëpisë kulturoe, i parkingjeve dhe për shumë çështje të tjera që duhet të realizohen brenda mandatit të tij.

Ai në intervistë njofton se komunën nuk e ka gjetur me borxhe të mëdha për shkak se ato kanë qenë borxhe rrjedhëse për të cilat thotë se në komunë është normale të ketë borxhe të tilla, borxhe ka gjetur vetëm nëpër shkolla që vjen si problem i blokdotacioneve, formulës së shpërndarjes së mjeteve.

Ai thotë se nuk kanë vendosur data të caktuara për realizimin e projekteve për shkak se disa investime kapitale mund t’i realizoje komuna me buxhetin e vetë, ndërsa investimet e mëdha shkojnë në partneritet me qytetin e Shkupit, me ndërmarrjet dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Ganiu njofton se biblioteka komunale, Shtëpia e kulturës ose Qendra rinore do të bëhen me buxhetin e vetë komunës, por siç thotë ai, janë lidhur me afate për procedurat sepse duhet të bëhet ndërrimi i planit urbanistik për të cilin është angazhuar agjencion. Procedura e ndërrimit të planit mund të zgjat nga gjashtë muaj deri në një vit e gjysmë.

Ai njofton se janë duke i përgatitur dokumentet e nevojshme për ta marrë lejen e ndërtimit të parkingut te Teatri Kombëtar, gjithashtu edhe te Çairçanja janë në procedurë e sipër, ai njofton se është dhënë leja për ndërtimin e Tregut të Gjelbër dhe mbi tregun është planifikuar parking për 240 vetura si dhe në plan qeveritar është edhe faza e tretë e ndërtimit të sheshit “Skënderbeu” ku do të bëhet parking nëntokësor.

Në disa rrugë ku trotuaret janë më të gjëra do të fillohet me ndërtimin e shtegut të biçikletave, por sërish nuk tha se kur.

Çështja për ndërtimin e vendrrotullimeve, sipas Ganiut, mbetet problem për shkak se Qyteti i Shkupit me ligj kërkon që 15 metra minimum të jetë radiusi i rrethrrotullimeve dhe sipas ligjit shumë pak mund të marrin leje për ndërtim. Sipas tij po punohet për ndërrimin e ligjit, dhe janë pagatitur dokumentacione për dy vendrrotullime.

Ai thekson se do të fillojnë t’i pajisin shkollat me efikasiteti energjetik dhe për 141 ndërtesat që janë premtuar se do të pajisen me efikasitet energjetik thotë komuna nuk participon dukshëm në atë, por kanë marrë iniciativë për t’i formuar këshillat banesor.

Ai thotë se japin leje për ndërtime të reja, por me plan urbanistik ekzistues. Gjithashtu njofton se te banesat afër Princit do të ketë dy parkingje nëntokësore.

Ganiu në intervistë thotë se me urbanizimin e disa lagjeve do të ketë edhe parqe.

Sa i përket premtimit të katër palestrave sportive, Ganiu thotë se për palestrën te Kongresi i Manastirit është përgatitur dokumentacioni dhe tjetra mbetet te Ministria e Arsimit.
Për këtë vit Ganiu thotë se kanë ndarë 6 milionë denarë apo 100.000 euro për rikonstruimin e sallës “Partizan” për hapësirë shtesë për sportet individuale, ndërsa Qyteti i Shkupit do të ndajë 12 milionë denarë Qyteti i Shkupit për rikonstruim të asaj palestre që mund të bëhet shumë shpejt.

Për rikonstruimin të pishinës ai thotë se kërkojnë që ai objekt t’i jepet komunës sepse është në pronë të Ndërmarrjes për ekonomizim me objekte sportive që është në falimentim.

Ai thotë se kanë filluar me rikonstruimin e kushteve sanitare të shkollave, konkretisht të tualeteve, ndërsa te Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë dorëzuar kërkesë për ndërtim të hapësirave të reja në shkollën fillore “Ismail Qemali” dhe në shkollën fillore “Liria” për shkak se numri i nxënësve është i lartë.

Ai thotë se do të konkurrojnë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për ndërtimin e një çerdheje publike dhe njofton se kanë një parcelë të paraparë për ndërtimin e një çerdhe tjetër, por në qoftë se nuk mundet atëherë ajo çerdhe do të bëhet në partneritet publiko-privat.

Ganiu njofton se janë duke kërkuar parcelë për ndërtimin e leximores së premtuar.

Kryetari i Komunës së Çairit njofton se 820.000 euro të fituara nga BE janë për ndërrimit të kalldërmës, ndërrimi e vitrinave të 75 dyqaneve në Çarshi dhe njofton se mbishkrimet do të jenë elektronike si dhe do të ketë smart table. Këtë projekt e udhëheq BE dhe varen nga ato se kur pritet realizim, ndërsa thotë se komuna vetëm e monitoron projektin.

Ai thotë se ka zëdhënës në komunë dhe thekson se do të jetë transparent edhe më tej.

LEXO: Intervistë me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi: punojmë për të përmbushur premtimet (VIDEO)

LEXO: Intervistë me kryetarin e Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari: do të ketë investime nga diaspora dhe vendi (VIDEO)

LEXO: Taravari: Premtimet për Gostivarin do të realizohen edhe përkundër borxhit 10 milion euro (Intervistë-VIDEO)

LEXO: Intervistë me kryetarin e Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata: premtimet do të përmbushen (VIDEO)

LEXO: Intervistë me kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko: Struga do të ndryshojë, premtimet do të realizohen (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button