Padi penale për tre persona për shkak të lëshimit të foshnjës para Shtëpisë për foshnja në Manastir

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë dhe Sektori i Punëve të Brendshme Manastir krejtësisht e kanë zbardhur rastin me foshnjën e sapolindur që me 12 korrik është lënë dhe pastaj është gjetur para Shtëpisë për foshnja dhe fëmijë të vegjël në Manastir dhe ngritën padi penale kundër tre personave: për nënën, bashkëshortin e saj me të cilin nuk ka kurorë martese dhe babain e foshnjës, transmeton Portalb.mk.

Për shkak bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale “lëshim të fëmijës”, te Prokuroria Themelore e Manastirit është dorëzuar padi penale kundër nënës 17-vjeçare nga Zhelina (neni 200 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë).

Për shkak dyshimit se ka kryer vepër penale “jetë jashtëmartesore me person të ri” (neni 197 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë), te Prokuroria Themelore Publike Tetovë është denoncuar 27-vjeçari Sh.A. nga fshati Leshnicë i Tetovës dhe 38-vjeçari B.A. nga fshati Zhelinë, i cili e ka lejuar 17-vjeçaren të jetojë në bashkësi jashtëmartesore me person tjetër .

Gjendet një foshnje e porsalindur përpara dyerve të Shtëpisë për Foshnja në Manastir

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button