Foshnja e gjetur në Manastir, është e një adoleshentes nga Tetova

SPB Manastir kumtoi se është përcaktuar identiteti i nënës, foshnja vajzë  e së cilës këto ditë ishte gjetur e braktisur para dyerve të IP Shtëpia për foshnja dhe fëmijë të vegjël në Manastir.

Hetimi ka përfunduar dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për një vajzë adoleshente e cila jeton në komunën e Tetovës, theksoi Sanja Stamatova, zëdhënëse e SPB – Manastir.

“Nëna e foshnjës së gjetur është banore e komunës së Tetovës. Ajo është minorene sepse ende nuk i ka mbushur 18 vjet. Në bazë të ligjit dhe procedurës ky rast do të vazhdojë me aktivitete të cilat janë në përgjegjësi të Qendrave për Punë Sociale në Manastir dhe Tetovë,  përderisa policia do të ngrejë padi adekuate penale”, konfirmoi Stamatova.

Foshnja vajzë pas gjetjes para derës së IP Shtëpia për foshnja dhe fëmijë të vegjël, tashmë është nën përkujdesjen e këtij institucioni në Manastir.

Gjendet një foshnje e porsalindur përpara dyerve të Shtëpisë për Foshnja në Manastir

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button