Stoltenberg: Dera e NATO-s është e hapur për Maqedoninë

10:15 – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur pritje se liderët e vendeve anëtare do ta ftojnë Maqedoninë që t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në Aleancë në Samitin që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik, njofton Portalb.mk.

“Dera e NATO-s është e hapur, a ju jeni në prag”, deklaroi Stoltenberg, duke e përshëndetur marrëveshjen me s Maqedonisë dhe Greqisë, të cilin e vlerësoi si shembull për bashkëpunim dhe arritje të madhe në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Duke folur për afatet, Stoltenberg ka theksuar se Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s, pasi që t’i mbarojë të gjitha obligimet për marrëveshjen me emrin.

“Pa plotësimin e marrëveshjes, nuk do mund të bëheni pjesë të NATO-s”, tha Stoltenberg, në konferencën e sotme për shtyp me kryeministrin, Zoran Zaev në selinë e NATO-s.

Zaev - Stoltenberg

Zaev – Stoltenberg

10:05 – Kryeministri Zoran Zev pas takimit me sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg ka ftuar që të votohet pozitivisht në referendum, njofton Portalb.mk.

“Republika e Maqedonisë ka ndërtuar ura për zgjidhjen e kontesteve me vendet fqinje. Marrëveshja me Greqinë e ka zhbllokuar procesin që përfundimisht të mbetemi pjesë e  NTO-s. Hap pas hapi, vetëm për një vit, vendi jonë arriti atë që askush nuk mundej ta parasheh. Vullneti i fuqishëm për zgjidhjen e kontesteve na ka sjellë shumë lajme të mira. Tani kemi për çfarë të bashkohemi. Të themi “po” për ardhmërinë tonë”, tha Zaev.

Ai ka theksuar se Republika e Maqedonisë, nga vitit 2008 aktivisht merr pjesë në misionet e aleancës veriatlantike.

“Këtu jemi mes miqve tanë me të cilët dhjetra ditë presim që të shkruajmë fletë të reja, presim të bëhemi vendi i 30-të i NATO-s. Përfaqësuesit e Armatës së Maqedonisë marrin besim që të jenë pjesë e misioneve serioze. Me pjesëmarrje, janë rritur kapacitetet e Armatës. Maqedonia ka marrë pjesë në ndjekjen dhe ngritjen e standardit të Aleancës”, deklaroi Zaev.

Zaev - Stoltenberg

Zaev – Stoltenberg

09:30 – Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili takohet në Bruksel me kryeministrin Zoran Zaev, pritet që sot zyrtarisht të kumtojë se Maqedonia më 11 korrik do të marrë ftesë për bisedimet hyrëse me NATO-n. Lajmi pritet që të kumtohet në konferencën e përbashkët pas takimit . Optimizmi është i dukshëm edhe te Stoltenbergu, i cili përpara takimit me Zaevin, duhej të takohet edhe me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, njofton Portalb.mk.

“Do ta theksoj guximin e tyre dhe liderllëkun për arritjen e marrëveshjes për çështjen e emrit. Jam i sigurt se liderët e NATO-s në Samitin e muajit të ardhshëm në Bruksel do të vendosin për hapjen e bisedimeve hyrëse me IRJ Maqedoninë”, deklaroi mbrëmë sekretari i përbashkët i NATO-s.

Këtë pritje e ka edhe kryeministri i Maqedonisë.

“Atë që e pritëm që nga viti 2008 në Bukuresht, do ta fitojmë më 11 dhe 12 korrik këtu në Bruksel, në Samitin e NATO-s. Ajo është ftesa për fillimin e periudhës tre vjeçare të “screening”-ut. Pas kësaj, do të duhet që vendet-anëtare të NATO-s, ta ratifikojnë protokollin”, deklaroi Zaev mbrëmë në Bruksel.

Paralajmërimi se Maqedonia sot pret lajm të rëndësishëm ishte thënë edhe në seminarin “Ros Roth”, të organizuar në Shkup nga Asambleja Parlamentare e NATO-s në bashkëpunim me Kuvendin e Maqedonisë.

“Në nivel më të lartë është paralajmëruar se në selinë në selinë në NATO, sekretari i përgjithshëm do të njoftojë se Maqedonisë do t’i jepet ftesë zyrtare në Samitin e ardhshëm të Aleancës në Bruksel më 11 dhe 12 korrik. Sekretari i përgjithshëm do të njoftojë atë që shumica e qytetarëve të Maqedonisë e presin praktikisht me dekada, duke e pasur parasysh se Republika e Maqedonisë është rekord-mbajtës me 10 rrathë nga plani aksionar për anëtarësim në NATO”, deklaroi koordinatori për përgatitje të Maqedonisë për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarvoski.

Ndërkohë, siç tha ai, Maqedonia tregoi nivel lakmues të rezistencës, qëndrueshmërisë, duke pasur parasysh se dy herë ndodhej në skaj.

“Për herë të parë ndodhi në vitin 2001 kur kishim konflikt të brendshëm, ndërsa vetëm katër vite më vonë në vitin 2005 morëm statusin kandidat për në BE. Hera e dytë kur u kthyem nga skaji është viti i kaluar kur pas 11 viteve regjim të fortë autokratik, për vetëm një vit morëm ftesë për anëtarësim në Aleancë. Tani, një vit pas ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend po bisedojmë që Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës dhe në mënyrë parimore datë të dakorduar për negociata me BE-në për në qershor të vitit të ardhshëm”, vlerësoi Pendarovski.

Ai shtoi se vitin e kaluar Maqedonia ka mbyllur tre çështje strategjike – e para është nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, që sipas tij ka qenë gurë rrëzimi për inkuadrimin në BE. Në plan të brendshëm është miratuar Ligji për gjuhët – element strumbullar i Marrëveshjes së Ohrit dhe e fundit është nënshkrimi i Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhje të kontestit me emrin.

Ajo çfarë krijon huti në opinionin e brendshëm është “ftesa për bisedime hyrëse” dhe “ftesa për anëtarësim”. Ato janë hapa procedurale të të njëjtit proces, të ndara me periudhë afatshkurtër të skenimit të gjendjeve në vend nga ana e NTO-s, e cila zakonisht zgjatë mes 3 dhe 5 muaj. Praktikisht ajo periudhë e “screening”-ut do të përputhet me aktivitetet e referendumit në Maqedoni. Nëse referendumi do të jetë i suksesshëm, atëherë do të ketë edhe “ftesë zyrtare”, gjegjësisht kërkesë nga NATO deri te Kuvendet e vendeve anëtare ta ratifikojnë protokollin për anëtarësim të Maqedonisë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg: Maqedonia do të ftohet në NATO

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP