Spasovski në fejsbuk për bastisjet në diskotekë: Ka pasur persona të armatosur ilegalisht

“Ndër vizitorët e zakonshëm, ka pasur edhe nga ata që kanë qenë të armatosur ilegalisht, që kanë poseduar lëndë narkotike, të cilët kanë sulmuar policët, dhe që kanë refuzuar të veprojnë në bazë të urdhrave policore”, kështu ka shkruar ndër të tjerash në fejsbuk, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, për rastin e mbrëmshëm – bastisjet në diskotekat e Shkupit, pas kumtesës së dërguar nga ministria e tij, njofton Portalb.mk.

Ministri Spasovski ka thënë se klubet e natës duhet të jenë të sigurta, dhe se policia nuk ka përdorur dhunë.

“Klubet e natës janë vende për argëtim, por duhet të jenë të sigurta, kurse ligji vlen njëjtë për të gjithë. Policia aspak nuk ka përdorur dhunë, kurse aksioni është realizuar sipas rregullave”, shkruan Spasovski.

Ai gjithashtu ka ftuar qytetarët, se nëse kanë vërejtur sjellje të policëve në kundërshtim me ligjin, t’i denonocojnë të njëjtët.

Paraprakisht, nga MPB deklaruan, se shërbimet policore kanë vepruar në pajtueshmëri me procedurat dhe dispozitat ligjore.

Policë me pushkë automatike bastisën diskotekë në Shkup, arrestohet pronari i “Sektor 909”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button