Policë me pushkë automatike bastisën diskotekë në Shkup, arrestohet pronari i “Sektor 909”

Pronari i një nga diskotekat më të njohura në Shkup, “Sektor 909”, Ognen Uzunovski – Ogi, edhe pjesëmarrës në protestat e Revolucionit të Laraman, është arrestuar mbrëmë, pasi që Policia e Maqedonisë ka bastisur klubet e natës në Parkun e Qytetit, njofton Portalb.mk.

Drejtoria për të Ardhura Publike dhe Inspektorati i Tregut kanë qenë të shoqëruar me policë të armatosur, e ndërkaq Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dalë me deklaratë në lidhje me këtë ngjarje.

Bastisja e mbrëmshme, në rrjete sociale u vlerësua si skandaloze, ndërkaq në përkrahje të pronarit të diskotekës “Sektor 909” ka dalë edhe deputeti i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Pavlle Bogoevski si dhe pjesëtari i Revolucionit të Laraman, Zamir Mehmeti.

“Unë nuk ndjehem kriminel dhe “Sektor 909” nuk është diskotekë e thjeshtë, por është mënyrë jetese. Nuk mund të na ndalni, këtu ka shumë dashur”, ka deklaruar Uzunovski – Ogi.

Në lidhje me këtë, janë deklaruar nga Komiteti i Helsinkit, duke kërkuar informacione nga pronarët dhe dëshmitarët e rastit, që gjithçka që dinë për ngjarjen e mbrëmshme, të deklarohen tek ata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button