Letra publike, ministrja Renata Deskoska me porosi për Gordana Jankullovskën

“Dua t’i dërgoj porosi, jo vetëm zonjës Jankullovska, por të gjithëve, për të cilët ka procedura në gjykata, a në rolin e të akuzuarit apo po të të dëmtuarit në raste, se koha e “teftereve”, dhe gjykatës nga “tefteret” ka mbaruar. Angazhimi im do të jetë që gjyqësorin ta bëjmë të pavarur, dhe nuk kam ndërmend të përzihem në të, aq më pak se çfarë vendime do të sjellin gjykatësit”, kështu ka deklaruar ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, duke komentuar letrën publike të ish ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska ku u ankua për rastin gjyqësor “Tank“, njofton Portalb.mk.

Sipas Deskoskës, secili qytetar duhet të jetë i vetëdijshëm se gjykata është pushtet, i pavarur nga pushteti ekzekutiv.

Ndryshe, Jankulloska letrën e hapur deri te ministrja Deskoska e ka dërguar edhe te ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, të shtunën, ku është ankuar për realizimin e të drejtave të saj në fushën e gjyqësorit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe grave, gjegjësisht shkeljen e tyre të ashpër.

Ankohet Gordana Jankullovska, dërgon letër publike për Deskoskën dhe Carovskën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button