Jovanovska i ktheu përgjigjje ish ministres Jankullovska: Kurrë nuk ta fali! (VIDEO)

Liderja e Partisë për Ndryshime Ekonomike dhe drejtoresha e Agjencisë për Punësime në Maqedoni, Biljana Jovanovska i ka kthyer përgjigje përmes një postimi në profilin e saj, ish ministres Gordana Jankullovska e cila u anklua nga procesi gjyqësor që zhvillohet kundër saj. Ajo është gruaja e Tomçe Jovanovski i cili përmendet në “bombat” e opozitës në të cilën Jankullovska kërkon “ta shfarosë”, njofton Portalb.mk.

“Çdo të mirë i dëshiroj fëmijës së saj. Por nuk mund të më vjen keq. Më falni por asnjëherë nuk do të fali Jankullovskën e cila së bashku me Protugjerin flisnin se si do ti shfarosin dy fëmijët e mi. A mendonte atëherë ajo për të drejtat e fëmijëve dhe nënave. Kur dy fëmijët e mi, kur kishin 1 vjet i la pa të hyra, me kreditë dhe borxhe, a mos mendoi ajo se do të kenë stres dhe trauma. Kur na keqtrajtonin me polici, procese gjyqësore, a nuk ishte kjo shkelje e së drejtave të një nëne, gruaje dhe fëmijëve të mitur? Kur fëmijët e mi 6 vjeçar dëgjonin se si do të na shqelmojnë, ishin të hutuar, të tronditur dhe të shqetësuar” ka shkruar ajo.

Në njërën nga “bombat” të cilat i publikoi tanimë kryeministri Zoran Zaev, e cila ka të bëjë më arrestimin e ish ministrit Lube Boshkovski, dëgjohet në të biseda e Jankullovskës me shefin e kabinetit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, Martin Protogjer, në të cilën bëjnë plane se si të shfarosin kundërshtarët politik pas zgjedhjeve.

Ndryshe, Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska publikisht iu ka drejtuar ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska dhe ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, që sipas asaj po i cënohen të drejtat e garantuara në Kushtetutën e Maqedonisë.

Sipas Jankullovskës, të drejtat e saj po cënohen nga Këshilli Gjyqësor, gjegjësisht nga kryetarja Dobrila Kacarska për lëndën e PPS-së, Tanku.

LEXO: Ankohet Gordana Jankullovska, dërgon letër publike për Deskoskën dhe Carovskën

LEXO: Gruevski dënohet me dy vjet burg, ndërsa Gjoko Popovski me 6 vjet e gjysmë në rastin “Tank”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button