Intervistë me kryetarin e Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata: premtimet do të përmbushen (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, në një intervistë për Portalb.mk dhe Vertetmates.mk, ka folur për ndërtimin e rezervarit për ujë të pijshëm, për ndërtimin e çerdheve, për deponinë e qytetit, për ndërtimin e sheshit “Skenderbeu” dhe për disa problematika të tjera që duhen të realizohen brenda mandatit të tij në komunë.

Ndërtimi i rezervarit për ujë të pijshëm, Lata thotë do të jetë gati në verë me investim të Komunës dhe të donadorëve të qytetit të Dibrës si dhe njofton se mjetet janë të siguruara komplet, ai informoi se diaspora është në gatishmëri të paguajë hekurin.

Ai në intervistë gjithashtu njofton se është ndërtuar një çerdhe 600 metër në katror e cila do të funksionojë prej vitit të ardhshëm ose më herët, ndërsa njofton se do të ndërtohet edhe çerdhja e premtuar në fushatë parazgjedhore prej 1.000 metër katror për të cilën thotë se është në marrëveshje me fondacionet, si dhe ka vend të caktuar për ndërtimin e saj.

Sa i përket pikës më problematike të Komunës gjatë verës, deponisë së komunës, kryetari Ruzhdi Lata thotë se në Dibër për dallim nga qytetet tjera është më mirë për shkak se është larg qytetit dhe ka vetëm një deponi dhe njofton se në të po punohet, po sistemohet dhe rregullohet si dhe ka vend të mjaftuar për deponinë. Ai thekson se nuk do të bëhet ndarja e mbeturinave, por vetëm rrafshimi, shtypja dhe mbulimi me dhe.

Ai pranon se në komunë sistemimi i qenve endacak është problem dhe thotë se nuk do të jep premtim se problemi i tillë do të zgjidhet.

Për ndërtimin e sheshit “Skenderbeu” ai njofton se janë në konsultim dhe se kanë ide që duhet të përpunohet nga arkitektët. Nuk premton kohë të caktuar por thotë se do të bëhet brenda mandatit. Në shesh do të ketë edhe parking.

Për sistemin e vaditjes ai thotë se kanë filluar të sigurohen mjetet. Do të bëhet në nivel qendror e jo komunal.

Plani gjeneral urbanistik i Komunës thotë se do të bëhet pjesë-pjesë, tani kanë bllokun 3 të aprovuar, bllokun katër, dhe shtatëmbëdhjetë gjë që shkon në vazhdë. Planet janë bërë, por njofton se vonesat bëhet nga Ministra e Transportit dhe Lidhjeve. Finalizimi ai thotë se është i pandërprerë si dhe do të bëhet brenda mandatit.

Për ndërtimin e terminalit për Shqipërinë, ai thekson se duhen investitorë. Por, nuk ka të interesuar.

Ai premton se do t’ua hap edhe më tej telefonin gazetarëve dhe do të jetë transparent.

Për harxhimet e Komunës që i kanë bërë deri tani thekson se do t’i publikojnë kur të jenë gati.

LEXO: Taravari: Premtimet për Gostivarin do të realizohen edhe përkundër borxhit 10 milion euro (Intervistë-VIDEO)

LEXO: Intervistë me kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko: Struga do të ndryshojë, premtimet do të realizohen (VIDEO)

LEXO: Intervistë me kryetarin e Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari: do të ketë investime nga diaspora dhe vendi (VIDEO)

LEXO: Intervistë me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu: realizimi i disa projekteve, nuk varet nga ne (VIDEO)

LEXO: Intervistë me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi: punojmë për të përmbushur premtimet (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP