Zaev konfirmoi: Republika Ilinditase e Maqedonisë propozim për emrin e shtetit (VIDEO)

Qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë kanë biseduar për një mundësi dhe zgjidhje e cila mund të pranohet nga të dyja palët.

“Република Илинденска Македонија, Republic Of Ilinden Macedonia, Republika Ilinditase e Maqedonisë” është ky propozimi zyrtar që mund të pranohet.

E informova tërë kreun politik për fazën e fundit të bisedimeve me palën greke për kontestin e emrit dhe propozimin zyrtar që pritet që të arrihet me amendamente kushtetuese dhe referendum. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev, pas takimit me liderët në Klubin e Deputetëve në Shkup, ku i ka informuar për detajet rreth bisedimeve, njofton Portalb.mk.

“Ilindeni i parë është në vitin 1903 dhe është simbol i luftës së përbashkët për autonomil. Ilindeni i dytë është në vitin 1944 dhe është rrumbullakim i luftës sonë për shtetësi dhe gjuhë zyrtare. Ilindeni i tretë është 8 shtatori i vitit 1991 për pavarësinë pa pikë gjaku. Me këtë emër, forcohen themelet e shtetit tonë. Ilinden është drita jonë, ardhmëria, me këtë emër e përforcojmë identitetin tonë, ndërkaq Ilinderni maqedonas është garanci për Maqedoni multietnike”, tha Zaev.

Kryeministri shtoi se tani na duhet Ilindeni i katërt, me emrin e ri Maqedonia e Ilindenit.

“Do të pranojmë përdorim të gjithëpërdorshëm për këtë emër, ndërkaq përdorimin e brendshëm do ta zbatojmë në faza dhe njëkohësisht do të mbahet edhe referendum, di[ka që pala greke e ka pranuar”, tha Zaev.

I pyetur se cilat kanë qenë reagimet e presidenti Ivanov, por edhe opozitares VMRO-DPMNE, Zave tha se sot vetëm ka informuar dhe se ato vet duhet t’i tregojnë qëndrimet etyre.

14:00 – Ka filluar takimi në Klubin e Deputetëve ku do të diskutohet për çështjen e emrit, raporton Portalb.mk.

Takim lideresh per emrin

Në takim janë duke marrë pjesë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrat Radmilla Shekerinska dhe Bujar Osmani, ministri  Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, liderët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti dhe Hristijan Mickoski, Artan Grubi nga BDI, Vllado Misajllovski dhe Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE, si dhe përfaqësues nga Kabineti i presidentit.

Qëndroni me Portalb.mk, për të rejat e fundit rreth takimit

Më posht mund ë shihni fotografi dhe video:

Takim lideresh

——————————————————————————————–

Takim lideresh, janar 2017
Takim lideresh, janar 2017

Në dy ditët e kaluara u shpërnda nëpër media se Maqedonia ka propozuar emrin “Ilindenska Republika Makedonija”. Qeveria as e ka konfirmuar as e ka demantuar informatat.

“Ashtu siç ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në fazën e fundit të bisedimeve, nga pala e Maqedonisë janë prezantuar disa opsione për zgjidhje të mundshme, ndërkaq nga pala e tyre është pranuar njëra prej tyre e cila mund të jetë e pranueshme për të dy palët”, kanë thënë nga Qeveria.

Përkundër kësaj, gazeta greke “Kathimerini” ka publikuar një tekst me burime të afërta nga kryeministri i Maqedonisë dhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në të cilin shkruhet se të dy palët janë afër marrëveshjes për emrin “Ilindenska Republika Makedonija”.

Sipas gazetës, Cipras ka pasur qëndrim pozitiv për këtë propozim, ndërkaq Koxias e ka hedhur poshtë.

Burimet e afërta të kryeministrit Zaev dhe ministrit Dimitrov për “Kathimerini” kanë theksuar se të dy palët kanë ardhur afër marrëveshjes për emrin “Ilindenska Makedonija”, që për Shkupin nënkupton një ngjarje historike të kryengritjes së armatosur të popullatës që ka jetuar në Maqedonia kundër osmanëve.

Nga Kabineti i Ciprasit, kanë thënë se nuk nëse ka erga omnes edhe revizion kushtetues, diskutimi për çfarëdo emri do të ishte përmbajtje e zbrazët.

Këto janë qëndrimet e partive për emrin e përfolur “Ilindenska Republika Makedonija”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button