Ivanov: Qëndrimin për propozimin e ri do ta ndërtojmë pasi ta marr me shkrim (VIDEO)

“Derisa nuk e pranoj propozimin me shkrim, për atë se çfarë është biseduar mes Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me emrin, nuk mundem që të ndërtoj qëndrim për propozimin e ri”, tha presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pas takimit të liderëve në Shkup, kryeministri Zoran Zaev i ka njoftuar me propozimin për emrin e ri të Maqedonisë “Republika e Maqedonisë Ilinditase”, njofton Portalb.mk.

“Nuk kam ndërtuar qëndrim, pres që të më dorëzohet me shkrim dhe pres që në të ardhmen të mos jemi selektivisht të informuar. Duhet që ta shohim në tërësi që të dimë për cilat çështje është biseduar. Procesi patjetër duhet që të udhëhiqet në kornizë të konstatuar në OKB dhe çfarëdo dokumenti duhet që të jetë lëndë e rishqyrtimit”, tha Ivanov.

Zaev konfirmoi: Republika Ilinditase e Maqedonisë propozim për emrin e shtetit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button