Zaev: Me Ciprasin e kemi konstatuar një opsion që mund ta zgjidh çështjen e emrit (VIDEO)

“Ne kemi biseduar thelbësisht i kemi shqyrtuar disa opsione, njëra prej tyre është e pranueshme për të dyja palët, nëse është e mundshme do të ketë zgjidhje”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, pas takimit me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, me të cilin kanë biseduar për çështjen e emrit në Samitin në Sofje, njofton Portalb.mk.

“Tani kemi opsion që mundet të jetë e pranueshme për të dyja palët, nëse nga dy vendet pranohet, atëherë do të zyrtarizohet. Pas gjithë asaj që është arritur e kemi konstatuar se ndodhemi përpara saj, kemi konstatuar një opsion që mund të jetë i pranueshëm për të dy palët. Mund të shohim se si ajo institucionalisht mund të zgjidhet. Ngelemi në pjesën për detaje të ardhshme për këtë punë”, tha Zaev.

Në pyetjen nëse mund të shtyhen bisedimet për emrin për në vjeshtë, Zaev tha se “do të ishte mirë që çështja e emrit të zgjidhe në mënyrë që të jetë e pranueshme për të dyja palët dhe ajo të ndodh tani, pasi që në fund të qershorit Këshilli i BE-së vendos për fillimin e bisedimeve, tani në korrik është Samiti i NATO-s, kemi dëshirë, nëse është e mundshme, por nëse nuk është e mundshme.

———————————————————————

“Maqedonia dhe Greqia e përforcojnë miqësinë. Me kryeministrin Cipras besojmë se mundemi të gjejmë zgjidhje e cila e mbron dinjitetin e qytetarëve të dy shteteve”, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev, në rrjetin social Tuiter, pas takimit me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, në Samititn Be – Ballkani Perëndimor në Sofje, në të cilën pritej që të dy kryeministrat të bisedojnë për të ashtuquajturin udhërrëfyes të hapave të ardhshme me të cilat do të duhej të zgjidhet çështja e emrit, njofton Portalb.mk.

“Pres datë për bisedimet për vendin tonë, do të parandalojë stagnimin e reformave dhe të proceseve ekonomike, por edhe intensifikimin e nacionalizmit, dhe do ta nxit involvimin e palëve të treta në rajon”, ka shkruar Zaev, në një postim tjetër në Tuiter.

Kryeministri grek, Cipras, nga ana tjetër në fillim të takimit deklaroi se “metrat e fundit janë më të rënda”.

“Është bërë zhvillim, por ka ende rrugë për t’u ecur”, ka shkruar mbrëmë në Tuiter, Cipras, n lidhje me bisedimet për çështjen e emrit.

Ajo që tani është e sigurt për rrjedhën e bisedimeve është se nëse arrihet eventualisht marrëveshje ndërkombëtare mes dy palëve, do të duhej që të implementohet në faza, me çka do të mënjanohej ndonjë bllokadë e re nga Greqia për Maqedoninë, që t’i fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian dhe të marrë ftesë për anëtarësim në NATO. Kanë mbetur më pakë se një muaj nga fillimi i qershorit – kur BE-ja vendos për fillimet e bisedimeve hyrëse, ndërkaq Samiti i NATO-s do të mbahet në korrik.

“Zgjidhja e çështjes së mërit mes Maqedonisë dhe Greqisë sipas të gjitha gjasave do të fillojë me nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe miqësi, ashtu siç ishte marrëveshja me Bullgarinë. Pasi që të arrihet pajtueshmëria për çështjet kontestuese, në të do të vendoset obligimet e të dyja palëve. Do të shkruajë edhe se Greqia nuk do ta pengojë hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE dhe në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore të dy vendet do të bashkëpunojmë për avancimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike. Ashtu sikur në marrëveshjen me Bullgarinë, sipas të gjitha gjasave do të qëndrojë edhe se për çështjet kontestuese nga historia e të dy vendeve do të formohet komision i cili një herë në vit do të dorëzojë raport deri te kuvendet e të dy vendeve me qëllim që të tejkalohen të njëjtat”, thotë ish ambasadori Gjorgi Spasov për NOVATV.

Pritjet janë me këso marrëveshje, Maqedonia mund të pret ftesë për anëtarësim në NATO dhe ftesë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Maqedonisë, me një marrëveshje të tillë do t’i ndahet datë në të cilën duhet të ratifikohet në Kuvendin e Maqedonisë dhe të pranohet në referendum. Në ndërkohë, do të rrjedhim proceset për pranim të Maqedonisë në NATO dhe BE. Pas arritjes së marrëveshjes dhe miratimit nga ana e Kuvendit të Maqedonisë, mediatori Nimic do ta informojë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s se është arritur marrëveshje për emrin mes dy vendeve dhe emri i ri do ta ndërrojë referencën në OKB”, thotë Spasov.

Ky është takimi i dytë tet-a-tet mes Zaevit dhe Cipas, pas bisedimeve që u bënë në Davos.

Takimi filloi në orën 10 e 30 sipas kohës bullgare. Është paraparë që kryeministri Zaev të jep deklaratë në orën 14:00.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në prill deklaroi se kur publiku të dëgjojë paralajmërimin për takimin e ardhshëm me kryeministrin grek Aleksis Cipras, ajo do të thotë se ka gjasa që të arrihet zgjidhje për çështjen e emrit.

Takimi i kryeministrave vjen pas takimit që u zhvillua ndërmjet krerëve diplomatik të Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit Maqedoni – Greqi, Methju Nimic e cilësoi si shumë serioz, shpesh herë tenzik dhe tha se rezultatet e tij do t’ju brifohen kryeministrave si përgatitje për takimin e 17-majit, njofton Portalb.mk.

Në konferencën e “E ardhmja e Evropës”, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov për takimin njoftoi se do të jetë kritik sa i takon negociatave dhe se do të jetë i rëndësishëm në procesin e çështjes së emrit Maqedoni – Greqi. Kurse kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se nëse ka zgjidhje të emrit, ajo do të bëhet e ditur në takimin ndërmjet tij dhe homologut nga Greqia, Aleksis Cipras.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button