Zaev: Fokusi është vendosur në zgjidhen e çështjes së emrit, e jo në afate

“Fokusi është vendosur në zgjidhen e çështjes së emrit, e jo në afate. Tani është momenti i vërtetë që të gjendet zgjidhje. Po hyjmë në thelb. Në detajet më të vogla ku duhet të jemi kreativë që të mund t’i mbrojmë të dy palët”, deklaroi kryeministri Zaev duke e komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias se Maqedonia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s në Samitin e qershorit të Aleancës, transmeton Portalb.mk.

“Kemi ftesë të kushtëzuar. Nuk na duhet Samiti i NATO-s që dikush të vendos për ftesën e Maqedonisë. Do të thotë, nëse me 7 maj publikojmë zgjidhje, ndërsa me 8 maj Qeveria greke dërgon letër te sekretari i përgjithshëm, Soltenberg, fillon procesi i ratifikimit të marrëveshjes për anëtarësim gjysmë të plotë të Maqedonisë në NATO. Për atë, më i madh fokusi është për gjetjen e zgjidhjes sesa për afate”, tha Zaev.

Kryeministri tha se shumë është e rëndësishme që procesi të zgjidhet para se të vendoset datë për fillimin e negociatave me BE-në.

Të mërkurën, me 25 prill do të mbahet takimi i radhës i shefave të diplomatëve Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias me ndërmjetësuesin e çështjes së emrit, Metju Mimic në Vjenë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button