Sot ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Dimitrov dhe Koxias të takohen në Vjenë me Nimic

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias sot do të takohen përsëri me ndërmjetësuesin për çështjen e emrit Metju Nimic në Vjenë me qëllim që të arrihet marrëveshje për çështjen e emrit të Maqedonisë,  transmeton Portalb.mk.

Edhe pse Koxias gjatë kohës së bisedave në Ohër paralajmëroi se takimi i ardhshëm do të jetë me tre ose katër maj, me siguri në Selanik, burimet greke thonë se takimi i sotëm në Vjenë me siguri është iniciatvë e Nimicit, por nuk përjashtohet mundësia se pas këtij takimi do të takohen përsëri siç ishte e planifikuar.

Sipas burimeve nga Athina, më kryesor do të jetë takimi në Sofje në Samitin e BE-së në maj.

Ndryshe, Koxias kur u publikua Raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë deklaroi se Maqedonia në qershor nuk do të hyjë në NATO, sepse koha është shumë e shurtër për arritjen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button