Koxias: Maqedonia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s në qershor

“Në Samitin në qershor, Maqedonia nuk do të arrijë që të bëhet anëtare e NATO-s, pasi që periudha kohore është e shkurtër”, deklaroi shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, në një intervistë për radion greke “247”, njofton Portalb.mk.

“Ata duan që të shpallin referendum. Për referendum në vendin fqinj verior, janë të nevojshme dy muaj. Vetëm për referendumin do të bëhet qershori. Ndërkaq pasi të mbarojë referendumi, marrëveshja do të duhet që të shkojë në Kuvend, për të cilën duhet gjysmë muaj ose një muaj. Pasi që të arrijë në Kuvend, do të duhet që të bëhen ndryshime kushtetuese. Që të kemi marrëveshje do të duhet që të pajtohemi për ndryshimet kushtetuese. Që do të thotë se do të na kap vjeshta”, deklaroi Koxias.

Në lidhje me bisedimet dhe pikat për të cilat po bisedohet, Koxias, tha se identiteti është çështje e vetëvendosjes, ndërkaq për nacionalitetin do të shfrytëzohet emri i ri, gjegjësisht në pasaporta do të qëndrojë “shtetasi i atij vendit, shtetas i emrit për të cilin do të arrihet marrëveshje”.

“Identiteti është çështje e vetëvendosjes. Që ta mbajmë mend këtë, pasi që nuk duhet që edhe ne t’i shkelim ligjet ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button