Padi penale për drejtorin e RTM-së për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Padi penale për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit janë ngritur kundër drejtorit të Radio Televizionit të Maqedonisë M.C. i cili në vitin 2016 lidhi një marrëveshje me kompaninë “Analitika” për matjen elektronike të auditorit televiziv në territorin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Përveç drejtorit të RTM-së, padi penale është ngritur edhe për G.S.(56) i cili ishte përfaqësues i firmës “Analitika”.

Nga MPB sqarojnë se drejtori M.C. edhe përkundër indikacioneve të Komisionit për të hyrat publike që RTM nuk duhet të pranojë ofertën që dha Analitika, ai ka lidhur marrëveshje.

“M.C. dhe G.C. më 29.07.2016 kanë lidhur marrëveshje për ‘Shërbime publike’ me vlerë prej 2.100.000 denarë pa TVSH, gjegjësisht 175 mijë denarë pa TVSH,e dhe pse marrëveshja ishte dashur të jetë me vlerë prej 1.051.650 denarë pa TVSH për 12 muaj ose 87.637,50 për çdo muaj pa TVSH”, sqarohet në deklaratën.

Me këtë veprim, dy personat kanë dëmtuar buxhetin e RTM-së me vlerë prej 1.237.053 denarë përfshirë TVSH-në.

Ndërkaq shoqata e gazetarëve të Maqedonisë vlerësoi se rizgjedhja e Marjan Cvetkovskit për drejtor të Radiotelevizionit maqedonasnuk ndihmon reformën në servisin publik dhe çlirimin e tij nga kontrolli politik. Zgjedhja e Cvetkovskit është rezultat i trysnisë së fuqishme që ndaj anëtarëve të Këshillit programor kanë ushtruar VMRO-DPMNE në opozitë dhe BDI në pushtet.

SHGM paralajmëron se reforma në servisin publik nuk guxojnë të jenë objekt i pazarit politik mes pushtetit dhe opozitës, në dëm të interest publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button