Shoqata e gazetarëve: të shkarkohen “njerëzit” e BDI-së dhe VMRO-së që zgjodhën drejtorin e ri të MRTV-së

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se rizgjedhja e Marjan Cvetkovskit për drejtor të Radiotelevizionit maqedonas nuk ndihmon reformën në servisin publik dhe çlirimin e tij nga kontrolli politik. Zgjedhja e Cvetkovskit është rezultat i trysnisë së fuqishme që ndaj anëtarëve të Këshillit programor kanë ushtruar VMRO-DPMNE në opozitë dhe BDI në pushtet.

“Për fat të keq, anëtari i SHGM, i cili nuk mbështeti rizgjedhjen e Cvetkovskit, nuk arriti të bind anëtarët tjerë të Këshillit që drejtori i ri të jetë menaxher me pervojë, i cili nuk është i lidhur me asnjë parti.” thuhet në kumtesë.

SHGM përkujtojn se të paktën katër anëtarë të këshillit që kanë votuar Cvetkovskin, në këtë trup janë zgjedhur në kundërshtim me ligjin.

“Neni 119, dispozita e parë, alineja 2, e Ligjit për shërbimet audio dhe audivizive, thotë se personat që në pesë vitet e fundit kanë ushtruar funksione publike, nuk mund të zgjidhen si anëtarë të Këshillit programor. Ftojmë Kuvendin të konstatojë mospërputhjen e funksioneve dhe t’i shkarkojë nga Këshilli programor i MRT, Jagnulla Kunovskën dhe Kosana Maznevën, ish deputetë të VMRO-DPMNE, Agim Lekën, ish ambassador dhe Snezhana Kilnarovën, ish zëdhënëse e komunës Butel.” reagon kjo shoqatë.

SHGM paralajmëron se reforma në servisin publik nuk guxojnë të jenë objekt i pazarit politik mes pushtetit dhe opozitës, në dëm të interest publik.

Rizgjidhet drejtori i RTVM-së që refuzoi t’i publikojë “bombat” e Zaevit

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP