Ja çfarë thotë Qeveria për rizgjedhjen e drejtorit të RTVM-së

“Qeveria e Maqedonisë nuk ka kurrfarë lidhje me zgjedhjen e drejtorit të RTVM-së. Kjo zgjedhje është vendim i Këshillit të Programit të RTVM-së, i cili ende funksionon me përbërjen e vjetër”, kështu deklarohen nga Qeveria e Maqedonisë, pasi që dje u rizgjodh për drejtor të RTVM-së Marjan Cvetanovski, i njohur në opinion si personi që ndaloi që të transmetohen “bombat” e Zoran Zaevit, njofton Portalb.mk.

“Qytetarët e Maqedonisë e dinë mirë se kush janë anëtarë në atë përbërje të vjetër, në çfarë mënyre ka punuar dhe nën çfarë ndikimi, por edhe si është bërë kjo zgjedhje. Kjo zgjedhje është derisa të miratohet ligji i ri për shërbime audio dhe audiovizuale, menjëherë pas miratimit të ligjit të ri do të mundësohet, që të zgjidhen persona profesional dhe jo-partiak edhe në RTVM, edhe në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ai më tej shtoi se ligji i ri pritet që së shpejti të miratohet, “madje dhe brenda javës” dhe me këtë zgjidhje ligjore, kjo Qeveri “do ta ndalojë këtë praktikë jo-transparente, do të mundësojë profesionalizim të plotë dhe departizim të RTVM-së dhe Agjencisë, si dy institucione shumë të rëndësishme në Maqedoni”.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button