Alarmante ndotja e ajrit në Shkup, prinë Rektorati!

Në bazë të stacioneve matëse që janë vendosur në uebfaqen e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor është parë nivel i lartë i pranisë së grimcave helmuese pm 10 në ajrin e Shkupit, njofton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të fundit matjet e cilësisë së ajrit treguan gjendje enorme të ndotjes së ajrit. Sipas stacioneve të njëjta të matjes, u regjistruan koncentrim maksimal të grimcave pm 10 deri në 636 mikrogram metërkub në Resktorat, deri në 309 mikrogram metërkub në Manastir, deri në 248 mikrogram metërkub në Veles, deri në 243 mikrogram metërkub në Strumicë, deri në 219 mikrogram metërkubnë Milladinovcë, deri në 211 mikrogram metërkub në Gostivar dhe deri në 182 mikrogram metërkub në Kumanovë.

Në Shkup, me pikë të kuqe që tregon ndotje enorme të ajrit është cilësuar Lisiqe me mbi 180 mikrogram në metërkub. Nivel të lartë të ndotjes së ajrit kishte edhe Qendra dhe Tetova, kurse koncentrim të lartë të grimcave pm 10 kishte edhe në Kërçovë.

Në lidhje me këtë, dje në Shkup u aktivizua masa për transport publik falas.

Nga ana tjetër, për çdo javë, më së paku tre pacientë kalojnë në “varësinë” e aparaturave të Repartit të Pomologjisë (mushkërive apo rrugëve të frymëmarrjes) e cila vjen si pasojë e ndotjes së ajrit.

Gjatë kësaj periudhe, mjekët në ambulanca kontrollojnë deri në 70 pacientë me probleme shëndetësore. Të mbushura gjatë gjithë kohës janë edhe krevatet e Klinikës, a kurse oksigjen artificial marrin gjysma e pacientëve të hospitalizuar.

Ndotja e ajrit alarmante në Shkup: si ndikon në organizëm dhe si të mbrohemi nga ai?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button