Ajri i ndotur, qytetarë të shumtë përfundojnë në aparaturat e Pulmologjisë

Për çdo javë, më së paku tre pacientë kalojnë në “varësinë” e aparaturave të Repartit të Pomologjisë (mushkërive apo rrugëve të frymëmarrjes). “Varësia” nga aparaturat mjekësore vjen si pasojë e ndotjes së ajrit, shkruan Portalb.mk.

Gjatë kësaj periudhe, mjekët në ambulanca kontrollojnë deri në 70 pacientë me probleme shëndetësore. Të mbushura gjatë gjithë kohës janë edhe krevatet e Klinikës, a kurse oksigjen artificial marrin gjysma e pacientëve të hospitalizuar.

“Ata janë pacientë me sëmundje pulmonare obstruktive kronike të cilët janë në fazë terminale dhe në disa prej tyre gjendja keqësohet nga infeksionet, nga ndotja e ajrit apo edhe nga pirja e duhanit. Disa nga ata kanë nevojë për oksigjen”, tha mjeku, Dejan Dokiq, drejtor i Klinikës së Alergologjisë.

Gjatë viteve të fundit, në repartin e Pulmologjisë pothuajse dyfish është rritur numri i pacientëve me alergji. Thuajse çdo i treti qytetar i Maqedonisë ka simptome të ngjashme.

“Alergjitë nga pluhuri i amvisërive dhe alergjitë afatgjate lidhen me ndotjen e ajrit. Ndotja e ajrit e përkeqëson gjendjen shëndetësore dhe shfaq simptome të shfaqjes së alergjive e kurse ka numër të madh të pacientëve”, tha Dokiq.

Ndotja e ajrit alarmante në Shkup: si ndikon në organizëm dhe si të mbrohemi nga ai?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button