Osmani: më 2018-n presim që Maqedonia të marrë data për NATO dhe BE

Zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane, Bujar Osmani në takimin joformal me gazetarët që u mbajt sot në Shkup potencoi se Maqedonia hyn në një periudhë vendimtare për fatin e integrimit euroatlantik kur edhe priten datat kyçe ku do të vlerësohet përparimi në këtë proces dhe shprehu kënaqësi nga takimet produktive politike dhe të kreut të shtetëror, me të cilën hapet kapitull i ri në krijimin e dialogut politik në të ardhmen, transmeton Portalb.mk.

“Brenda një jave, më gjashtë shkurt, publikohet Strategjia e Komisionit Evropian ku ne presim që Maqedonia të merr mesazh të qartë për stabilitetin dhe sigurinë e  perspektivës sonë evropiane”, tha Osmani.

Osmani theksoi dhe progresin e implementimit të reformave të Planit 3-6-9 në sfera kyçe (reforma në pjesën e Gjyqësorit, reforma në shërbimet e sigurisë dhe kontrollit të jashtëm policor dhe reforma në administratën publike) si dhe progres në pjesën politike respektivisht shmangia e pengesave politike në rrugën euro- integruese.

Osmani gjithashtu iu referua edhe arritjeve nga turneu i tij ballkanik i cila filloi me vizitë në Athinë në fillim të këtij viti duke shprehur kënaqësi nga finalizimi i këtyre masave nga takimi mes kryeministrave Zaev dhe Cipras, me këtë edhe Maqedonisë i hapen mundësi të rëndësishme në aspektin e integrimeve evropiane si që është hyrja në fazën e dytë e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, si dhe qasja në rajonin e vendeve Adriatik-Jonit.

“Maqedonia dhe Greqia  po nisin procesin e masave dhe të veprimeve  të ndërsjella pozitive që duhet të rezultojnë me rritjen e mirëbesimit mes dy shteteve, mes dy shoqërive, po pse jo edhe mes qytetarëve të të dyja vendeve  si parakusht themelor  për krijimin e një atmosfere pozitive në të cilën mund të gjendet edhe zgjidhja e pranueshme për të dyja palët e çështjes së emrit”, tha Osmani.

Në kuadër të këtij takimi joformal, Bujar Osmani komentoi edhe 35 mijë amandamentet për ligjin e gjuhëve dhe për partinë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE tha se humbi shansin historik që të dëshmojë se ka ndryshuar qëndrim ndaj shqiptarëve.

Osmani gjithashtu komentoi edhe çështjen e emrit Maqedoni – Greqi duke bërë të ditur se brenda koalicionit qeveritar ka qëndrime të ndryshme se a duhet ky problem të zgjidhet me referendum.

Strategjia për zgjerim të BE-së do të prezantohet më 6 shkurt

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button