Strategjia për zgjerim të BE-së do të prezantohet më 6 shkurt

Strategjia për zgjerim të Bashkimit Evropian (BE) të ashtuquajtur “Perspektiva bindëse për zgjerim të vendeve nga Ballkani Perëndimor” do të prezantohet më 6 shkurt gjatë kohës së sesionit plenar të Parlamentit Evropian në Strasburg, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njofton portali “Europian Western Ballkans”, kolexhi i Komisionit Evropian, i cili udhëhiqet nga kryetari i Komisionit, Zhan Klod Junker, do të mblidhet nesër në Strasburg dhe do të miratojë tekst të strategjisë.

Euorkomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, është e paraparë që në orën 15:00 ta prezantojë strategjinë për zgjerim përpara anëtarëve të Parlamentit Evropian.

Sipas informatave nga mediat të cilat kanë pasur qasje deri te strategjia, dokumenti do të përfshijë udhëzime të përgjithshme për proces më të shpejtë të integrimit të të gjithë vendeve të rajonit me data më konkrete për vlerësim të Malit të Zi dhe Serbisë.

Në pajtueshmëri me kornizën kohore të Komisionit Evropian, 2019-ta do të jetë vit thelbësor për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pritet që në këtë vit të nënshkruhet një dokument për “normalizim të plotë të marrëdhënieve” mes Serbisë dhe Kosovës, deri Maqedonia dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë bisedimet hyrëse me Brukselin, ndërkaq Bosnja dhe Hercegovina të fitojë statusin kandidat për anëtarësim në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button