Gjykata e Apelit, sot vendoset a do të dalë Mitko Çavkov nga Burgu i Shuto Orizares

Në seancën publike që duhet të mbahet sot në Gjykatën e Apelit do të diskutohet se a do të qëndrojë ose jo edhe më tej në Burgun e Shuto Orizares ish drejtori i Birosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, gjegjësisht a do t’i ndërpritet masa e paraburgimit si i dyshuar për terrorin e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Ky diskutim për paraburgimin e Mitko Çavkovit vjen pasi që nga Gjykata u vendos që t’i vazhdohet paraburgimi 30-ditor i caktuar më 28 nëntor të 2017-s nën veprën penale “kërcënim terrorist i sigurisë dhe rendit kushtetues të Maqedonisë”.

Avokatët mbrojtës të Çavkovit kanë dërguar ankesë ndaј vazhdimit të paraburgimit.

Përndryshe, për vazhdimin e paraburgimit për të dyshuarit e 27-prillit janë dorëzuar 16 ankesa në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 më 27 dhjetor, ua vazhdoi masën për paraburgim 29 personave në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 23 personave u është vazhduar masa 30-ditë paraburgim, katër personave u është vazhduar masa  arrestit shtëpiak, ndërsa dy të akuzuarve masa e paraburgimit u është ndërruar me arrest shtëpiak.

Për L.D., J.T., Zh.P dhe S.M, siç është theksuar, është pranuar masa për vazhdimin e masës për arrest shtëpiak.

Për S.M dhe M.M është pranuar propozimi i Prokurorisë për heqjen e masës së paraburgimit dhe u është përcaktuar masë me arrest shtëpiak.

Kundër vendimeve është e lejuar të ankohen në Gjykatën e Apelit në afat prej 48 orëve pas marrjes së vendimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button