Pas tre javëve, Ivanovi i ktheu deputetët e VMRO-DPMNE-së në Kuvend

Ka tre javë që kur deputetët e VMRO-DPMNE-së bojkotojnë punën e Kuvendi të Maqedonisë, duke mos marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve dhe seancave plenare, njofton Portalb.mk.

Megjithatë, në fjalimin vjetor të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, bashkëpartiakët e tij, deputetët e VMRO-DPMNE-së u panë të pranishëm në sallë.

Në karrige u pa i ulur edhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski i cili tash bartë vetëm postin e deputetit. Në seancë ishte i pranishëm edhe koordinatori i ri i grupeve parlamentare, Vllatko Gjorçev. Se a do të jenë të pranishëm në Kuvend edhe gjatë ditëve në vijim, pritet të kuptohet sot.

LEXO: A do të kthehen deputetët e VMRO-së në Kuvend, flet Gruevski

Përndryshe, ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski para Gjykatës Penale në Shkup, i pyetur nga gazetarët se a do të kthehen deputetët e VMRO-DPMNE-së në Kuvend, ai ka thënë se “partia tashmë ka udhëheqës të rinj”.

“Partia tash ka lider të ri dhe udhëheqësi të re dhe këto pyetje drejtojuani atyre”, tha Gruevski.

Përndryshe, deputetët e VMRO-DPMNE-së ka njëzet ditë që kanë filluar të bojkotojnë punën e Kuvendit të Maqedonisë, duke mos marrë pjesë në debatet plenare dhe në diskutimet e komisioneve kuvendore.

LEXO: Zaev i dëshiroi fat Mickoskit: pres kthimin e VMRO-DPMNE-së në Kuvend

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button