“Traektorja”, anulohet gjykimi i Gruevskit për skandalin me ndërmarrjen kineze

Para pak minutash është shtyrë seanca për tastin “Traektorja” në Gjykatën Penale ku të akuzuar janë ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish zëvendëskryeministrit, Vlladimir Peshevski, njofton Portalb.mk.

Arsyeja e shtyrjes së seancës ka qenë orari i ri vjetor, me anë të së cilit njëra nga gjykatëset e rastit “Traketorja” është sistemuar në repartin për sanksione.

Me 15 minuta vonesë edhe kësaj radhe u paraqit Nikolla Gruevski.

Në rastin “Trajektorja” PSP i ndjek Nikolla Gruevskin, ish-zëvendëskryeministrin, Vlladimir Peshevski, ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieskin dhe ish-drejtorin e Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgieskin.

Në këtë rast të katërtit dyshohen se në pjesën e dytë të vitit 2012 dhe 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovc- Shtip dhe Tetovë-Ohër ku e kanë dëmtuar buxhetin prej 155 milionë e 117 mijë euro dhe me këtë shumë të parave i kanë mundësuar kompanisë kontraktore të fitojë pasuri.

Seanca gjyqësore për rastin “Traektorja” herën e parafundit është shtyrë për shkak se pala e akuzuar ka kërkuar që t’i marrë materialet e përgjuara.

Prokurorja Speciale, Lile Stefanova në seancën e parafundit për rastin “Traektorja” tha se të akuzuarit në çdo kohë gjatë procedurës parahetimore dhe në procedurë hetimore kanë pasur mundësi të kontrollojnë dëshmitë.

“Nuk kemi mundësi t’ua japim “bombat” për shkak të kopjimit dhe ndikimit. 315 “bomba” dhe DVD me mesazhe SMS do të duhet të dëgjohen në seancë. Mund t’ua japim vetëm transkriptin, por jo edhe materialet audio”, tha Stefanovska.

Meqë në rastin “Traektorja” prokurorja Speciale, Lile Stefanova tha se ““bombat” nuk mund t’iu jepen palës së të akuzuarve sepse mund të kopjohen dhe të manipulohen”, në lidhje me këtë Gruevski tha se u vërtetuan dyshimet e tyre.

Gruevski shtoi duke thënë se nën trysni të pushtetit, Gjykata e Apelit në gusht solli vendim të kundërt edhe pse vetë gjykatësit janë të vetëdijshëm se ajo është në kundërshtim me ligjin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button