Pas deklaratës së djeshme, reagon Zaev: Sela dëshiron të tregohet

Deklaratën e djeshme të lideri të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e ka cilësuar si diçka me të cilën “Sela dëshiron të tregohet” dhe se pret që i njëjti do ta pranojë ofertën për zëvendëskryeministër, njofton Portalb.mk.

“Pres që zotëri Sela, i cili është lideri i një partie të vogël, që me shumë gjasë dëshiron të tregohet, do të pranojë ofertën për zëvendëskryeministër të reformave. Pres një hap të tillë nga partia që udhëheq me 20 sektorë të shtetit. Nuk është e mundur të ndërroj cilindo ministër që është në funksion nga 1 nëntori, menjëherë pas zgjedhjeve lokale”, tha Zaev para gjykatës Themelore Shkupi 1 pas shtyrjes së seancës së rastit “Ryshfeti“.

Nga ana tjetër, ditë më parë lideri i ASH-së, Ziadin Sela propozimin e Zaevit për kryeministër të reformave e quajti “ministri të byrekut”.

Përndryshe, dje partia Aleanca për Shqiptarët në krye të së cilës është Ziadin Sela ka pasur kuvend qendror ku është vendosur për mbajtjen e kongresit të partisë më 10 mars të 2018-s. Megjithëse u tha se temë e kuvendit qendror do të jetë edhe pozita e ASH-së në Qeverinë e Maqedonisë pasi që për ministër të Shëndetësisë, në Kuvendin e Maqedonisë është dorëzuar emri i kandidatit të LSDM-së, Venko Filipçe, lideri Ziadin Sela tha se “ajo çështje nuk ka qenë temë diskutimi” por shtoi se “partia e tij do të jenë edhe më tej në qeveri kurse për hapat e mëtutjeshme do të njoftojnë me kohë”.

“Do ta shohim kur të votohet në Kuvend. Në rast se do të vendoset se Venko Filipçe të jetë ministër, do të njoftoheni për hapat e mëtutjeshme që do të merren nga ASH-ja”, tha dje Sela.

Ndryshe, propozimet me emra për vendet e zbrazëta ministrore, Qeveria i ka dorëzuar në Kuvend, pasi që Zaev nuk ka arritur marrëveshje me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Nga ana tjetër, Zaev theksoi se Ministria e Shëndetësisë i ka takuar ASH-së për shkak Arben Taravarit, tashmë ai nuk është.

Ndërkaq, kandidati për ministër të Shëndetësisë, neurokirurgu Filipçe që momentalisht është këshilltar i Zaevit për Shëndetësi, ka qenë pjesë e Plenumit Kundërshar të Profesorëve, që ishin me një linjë me VMRO-DPMNE-në, gjegjësisht i mbronin politikat e reformave në arsim të Nikolla Gruevskit që donin të vendosnin testim ekstern nëpër fakultete. Ai nuk e ka mohuar këtë, por ka theksuar se në atë kohë nga një specializant ka qenë i informuar se po nënshkruan iniciativë për gjoja reforma në Fakultetin e Mjekësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button