Mbaroi kuvendi qendror i Aleancës për Shqiptarët: Ministria e Shëndetësisë i takon ASH-së

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas mbarimit të kuvendit qendror të partisë tha se “çështja e daljes së ASH-së nga përbërja qeveritare nuk ka qenë në rend dite. Ajo çfarë dihet në opinion është se nuk bëhet fjalë për rikonstruim të Qeverisë, por plotësim të vendeve të zbrazëta të krijuara nga zgjedhjet lokale. Ministria e Shëndetësisë ka qenë dhe do t’i mbetet ASH-së , njofton Portalb.mk.

Megjithëse, propozimi i ministrit të Shëndetësisë tashmë është në procedurë kuvendore, lideri i ASH-së, Ziadin Sela tha se “Do ta shohim kur të votohet në Kuvend. Në rast se do të vendoset se Venko Filipçe të jetë ministër, do të njoftoheni për hapat e mëtutjeshme që do të merren nga ASH-ja”.

Siç njoftoi Sela, ASH-ja ka vendosur të qëndrojë në qeveri që të realizohen premtimet e dhëna.

“Ne kemi vendosur se do të jemi pjesë e qeverisë për të realizuar programin për të cilin kemi dhënë premtime. Patëm premtuar se do të hapim dhe debllokojmë proceset, kemi premtuar se udhëheqësi i Kuvendit do të jetë shqiptar, se ligji i gjuhës shqipe do të miratohet dhe se do të hapen rastet gjyqësore. Këto tashmë kanë filluar dhe priten të realizohen edhe të tjerat në të ardhmen”, tha Sela.

Nga ana tjetër, Sela njoftoi se kongresi i partisë do të mbahet më 11 mars të 2018-s dhe se kryetar i këshillit organizativ do të jetë Arben Taravari.

“Ne sot kishim kuvendin qendror ku është diskutuar për raportin e zgjedhjeve lokale dhe është marrë vendim që të mbahet kongresi i partisë më 11 mars. Bëjmë apel që të bëheni pjesë e Aleancës Shqiptare. Është zgjedhur këshilli orgnizativ që do të merret me përgatitjen e kongresit. Kryetar i këshillit organizativ do të jetë Arben Taravari”, tha Sela.

Propozimet me emra për vendet e zbrazëta ministrore, Qeveria i ka dorëzuar në Kuvend, pasi që Zaev nuk ka arritur marrëveshje me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili ofertën, për zv/kryeministër e quajti “Ministri Byreku”.

Nga ana tjetër, Zaev theksoi se Ministria e Shëndetësisë i ka takuar ASH-së për shkak Arben Taravarit, tashmë ai nuk është.

“Askujt nuk i takon në parim Shëndetësia por shkohet në kualitet, zgjedhja bëhet në baza individuale, jo partiake. Më vjen keq për Selën, sepse ai ishte krah për krah me mua në Kuvend dhe për këtë shkak kaq gjatë zgjatën bisedimet për këtë problematikë, por nuk arritëm zgjidhje të përbashkët”, tha Zaev.

Ndryshe kandidati për ministër të Shëndetësisë, neurokirurgu Filipçe që momentalisht është këshilltar i Zaevit për Shëndetësi, ka qenë pjesë e Plenumit Kundërshar të Profesorëve, që ishin me një linjë me VMRO-DPMNE-në, gjegjësisht i mbronin politikat e reformave në arsim të Nikolla Gruevskit që donin të vendosnin testim ekstern nëpër fakultete.

Ai nuk e ka mohuar këtë, por ka theksuar se në atë kohë nga një specializant ka qenë i informuar se po nënshkruan iniciativë për gjoja reforma në Fakultetin e Mjekësisë.

“Më vonë doli se ato ishin informata të rreme për një Plenum Kundërshtar, që nuk kishte asgjë të përbashkët me informacionet e para. Nuk kam pasur aktivitete, as që kam qenë anëtar i ndonjë Plenumi Kundërshtar, e as që jam pajtuar me qëndrime të tilla. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem përkrahës i të gjitha ndryshimeve demokratike që ndodhin dhe duhet të ndodhin në Maqedoni, duke i përfshirë këtu edhe reformat e patjetërsueshme në shëndetësi dhe arsim”- ka theksuar Filipçe.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ky me të vërtetë nuk është në terezi…
    Ky sillet sikur e gjithë bota rrotullohet përreth tijë.
    Kjo sjellje e identifikon me sjelljen melagomane dhe pafytyrë te VMRO…
    INJORANT DHE HIPOKRITË i Etur për pushtet…

  2. Komenti nga tetovare a fjali aq gabime gjuhesore
    ikjo e identifikonme njeri te keqarsimuar ose thene me fjalet e tij – injorant
    cka mendoj per Selen lexoni ne kolumnen e shkelqyer te Robert Nesimit

    Mandej, Njeriu identifikohet me shoket, ne kete rast bashkepunetoret qe zgjedh
    Sela ne njerin krah ka Taravarin, shenje e mire, shume e mire kjo! mjaftuese per secilin mire te arsimuar, te etur per dije se dija e cliron njeriun.
    per me teper ndiqni djalin e Mahiut tek ringishpili i kolumnisteve:-)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button