Inciativa për Gjykatën Speciale: sqarohet deputeti i PDK-së Nait Hasani

Në një prononcim për Radio Televizionin e Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani tha se janë për shfuqizimin e ligjit të Gjykatës Speciale apo Prokurorisë, pasi që siç tha ai, kjo Gjykatë nuk i trajton të gjitha krimet njëjtë, njofton Portalb.mk.

“Unë bashkë me disa deputetë kemi nisur iniciativën për shfuqizimin e ligjit të Gjykatës Speciale. Çështja është se kjo gjykatë që nga fillimi nuk i ka trajtuar të gjitha rastet njëjtë. Edhe kur është miratuar kjo Gjykatë ne e kemi kritikuar, sepse është bërë në baza etnike dhe trajton vetëm krimet e luftës së Kosovës”, tha Hasani.

I pyetur për deklaratat e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, Hasani tha: “Ne e vlerësojmë Bashkimin Evropian dhe Amerikën, por jemi kundër trajtimit jo të barabartë të krimit. Nuk duhet të lejohet të dallohet krimi nga krimi. Ne nuk jemi kundër që të dënohet, por ai duhet të dënohet njëjtë. Shteti është themeluar bashkërisht dhe do ta zhvillojmë bashkërisht”, tha Nait Hasani nga PDK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button