Kosovë, anulohet seanca plenare për Prokurorinë Speciale (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se nuk do të mbahet seanca e jashtëzakonshme ku duheshte të votohet ligji për Prokurorinë Speciale të Kosovës, pasi që siç tha ai nuk ishin të pranishëm të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare dhe i njëjti fillimisht duhet të kalojë në Qeverinë e Kosovës, njofton Portalb.mk.

“Iniciativa për shfuqizim të ligjit të Prokurorisë Speciale në rend të parë duhet të kalojë në Qeverinë e Kosovës e më pas të sillet në Kuvend. Pasi të sillet në Kuvend nevojitet të ketë kuorum të kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në ndërkohë, 43 deputetë të Kuvendit të Kosovës do të kenë mundësi që të thërrasin seancën e jashtëzakonshme parlamentare. Duhet të rikonfirmohet gjithashtu edhe ajo se a është i njëjti qëndrim që ka qenë edhe më herët, pasi që nëse nuk është i njëjti qëndrim, atëherë kjo nuk mund të ndodhë”, tha Veseli.

Nëse është i njëjti qëndrim që ka qenë më herët, Veseli tha se duhet të jenë të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare, e kjo gjë siç u pa nuk ishte e mundshme.

Sipas kryetarëve të grupeve parlamentare të pranishëm në mbledhje, mosprania e kryetarëve të grupeve parlamentare bëhet me qëllim, që ligji për Prokurorinë Speciale të mos votohet dhe të zvarritet në procedura kuvendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button