MPB njoftoi se VMRO-DPMNE-ja çdo ditë do të bllokojë vendkalime kufitare

Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se kanë marrë njoftim nga partia VMRO-DPMNE se do të bllokojnë vendkalimet e Maqedonisë për çdo ditë, njofton Portalb.mk.

Në vendkalimin në Bogorodicë bllokadë sot do të ketë gjatë periudhës kohore prej 16:00-18:00 ora, më 21 dhjetor në vendkalimin Qafë Thanë gjatë periudhës kohore prek 17:00-18:00 ora, më 22 dhjetor bllokadë do të ketë në vendkalimin “Deve Bair” gjatë periudhës kohore 17:00-18:00 ora dhe më 24 dhjetor sërish në vendkalimin Bogorodicë gjatë periudhës kohore prej 16:00-18:00 ora.

Përndryshe, dje mbështetësit e VMRO DPMNE-së janë përplasur me policinë në vendkalimin kufitar në Tabanoc pasi forcat e rendit nuk lejuan protestuesit të bllokojnë autostradën dhe kalimin kufitar.

Nga ana tjetër deputetët e VMRO-DPMNE-së ka dy javë që kanë filluar të bojkotojnë punën e Kuvendit të Maqedonisë, duke mos marrë pjesë në debatet plenare dhe në diskutimet e Komisioneve Kuvendore. Partia opozitare maqedonase, bojkotin e saj e ka shtirë edhe në këshilla komunal. Krahas Kuvendit dhe Këshillave Komunal, në shenjë revolte VMRO-DPMNE-ja ka shprehur edhe nëpërmjet protesave, madje dje ajo nisi sërish me bllokimin e rrugëve kryesore të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button