Dimitrov: Skena është e vendosur, dinamika është konstatuar – bisedimet për emrin pas festave

Bisedimet për çështjen e emrit do të vazhdojnë në periudhën pas festave, deklaroi sot shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, njofton Portalb.mk.

“Pas pauzës së gjatë prej tre viteve kemi pasur takim të par të negociuesve me ndërmjetësuesin Nimic. Jemi marrë vesh që takimi i radhës të jetë pas bisedimeve, në janar, kështu që nuk do të duhej që të presim kurrfarë ndodhi në periudhën e festave. Është vendosur skena, procesi ka filluar, dinamika është e vendosur, megjithatë nuk ka asgjë më të re që të ndodhë derisa  zgjasin festat”, tha Dimitrov në pyetje gazetareske në konferencë ne përbashkët për shtyp, me kolegun e tij nga Hungaria, Peter Sijarto i cili ndodhet për vizitë në Maqedoni.

Pas ngecjes trevjeçare të martën në Bruksel u mbajtën bisedime midis ndërmjetësuesit të KB-së Metju Nimic dhe përfaqësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, në përpjekje që të gjendet zgjidhje për çështjen për emrin e Maqedonisë.

Nimic pas bisedimeve doli me qëndrim se çështja duhet të zgjidhet në vitin 2018, por që “nuk ka zgjidhje magjike për emër të ri që mund të paraqitet nga askund dhe ta zgjidhjëçështjen”.

Ndërmjetësuesi, megjithatë, nuk tha, se nëse në takim ka dalë me propozim të ri.

Bisedimet për zgjidhje të problemit me emrin tani marrin dinamikë të re, pasi Nimici deklaroi se gjatë muajve të ardhshëm takimet do të jenë edhe më intensive dhe janë paraparë takime me negociatorët në janar, shkurt dhe mars në Nju-Jork, edhe pse është e mundur të mbahen në territor evropian.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button