Filipov: Deklarata e Nimicit inkurajuese, por zgjidhja kërkon konsensus në të dyja vendet

Deklarata e ambasadorit, Methju Nimic e dhënë pas takimit me negociuesit e Maqedonisë dhe Greqisë dallon prej të gjitha deklaratave të deritanishme, duke e pasur parasysh kornizën ligjore precize e cila përmendej prej tij, gjegjësisht se ky problem “mundet dhe do të duhej ose duhet të zgjidhet vitin e ardhshëm. Megjithatë, sado që të jetë e përcaktuar, ajo në vete përmban një rezervë të caktuar, pasi që përmban kusht, vlerëson në deklaratën për MIA-n, ambasadori Gjorgji Filipov.

“Nënkuptohet se ajo është inkurajuese, atmosfera është me të vërtetë shumë më e mirë se gjendja që ishte tre viteve të fundit dhe me të vërtetë ekzistojnë indikacione se me bërjen e “angazhimeve intensive” muajve të fundit do të zgjidhet ky problem, që është aktual “për shumë vjet”. Pyetja e cila parashtrohet vazhdimisht është: nëse me të vërtetë prej të dyja anëve do të bëhen angazhime intensive që të vihet drejt zgjidhjes duke e pasur parasysh konsensusin e të gjitha fuqive politike relevante drejt së cilit duhet të vijnë partitë në pushtet në secilën prej vendeve, veçanërisht nëse i mbijeton propozimit “të kalojë” edhe në referendum”, thotë Filipov.

Sa i përket propozimeve të ndryshme rreth “emrit të ri” eventual, që do të përdorej në vend të referencës “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”, ambasadori Filipov distancohet prej komenteve pasi deri më tani thekson, se as përfaqësues grek e as maqedonas të pushtetit nuk kanë përmendur ndonjë propozim tillë. Megjithatë, thekson, çfarëdo propozimi në tavolinë për të duhet të ketë shpjegim të qëndrueshëm.

“Si koment do të shtoja se fjalën “e re”, vetëm se e kemi në gazetën e parë ditore në gjuhën maqedonase “Maqedonia e Re” dhe në himnin e Republikës së Maqedonisë, ku përmendet “dielli i ri i lirisë”. Aty përdoren në kontest më ndryshe, i cili simbolizon diçka “të re”, që i “pastron punët me të vjetrën”, e cila maqedonasit i ka vënë në pozitë të nënshtruar ose madje as nuk janë përmendur. Që atje janë shtuar shteti “i ri”, dielli “i ri”, i cili do të ngroh lirshëm në shtetin e tij të lirë në kuadër të RFP të Jugosllavisë… Sot gjendja është më ndryshe se në vitin 1944 dhe 1945 dhe nëse është e vërtetë se në tryezë është një propozim i tillë për të duhet të gjendet sqarim”, vlerëson Filipov.

Ai është decid se më pas, në gjuhën dhe në kodet e miratuara ndërkombëtare, maqedonas (macedonian), “MK”, gjegjësisht “MKD” për vendin, emërimi i nacionalitetit gjegjësisht përkatësisë etnike (“maqedonas, maqedonase”, macedonian) duhet të mbeten pa kushte.

“Pres që të dalin edhe propozime të tjera, por nuk jam i bindur se plotësisht do të rezultojnë me zgjidhjen e problemit në kornizën e dhënë kohore. Kuptohet se ne vetëm supozojmë, por nuk jemi të përfshirë në bisedimet dhe nuk e dimë realisht se deri ku ka ardhur me harmonizimin e qëndrimeve, kështu që janë të mundshme të gjitha opsionet”, theksoi ambasadori Gjorgji Filipov në deklaratën për MIA-n.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button