PDK reagon ndaj Vetëvendosjes: dëshiron të marrësh diçka çfarë nuk të takon

Pas konferencës për media nga deputetit i partisë politike Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ndaj tij ka reaguar pjesëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi duke thënë se Vetëvendosje dëshiron të marrë diçka çfarë nuk i takon, njofton Portalb.mk.

“Sot u votua përbërja me konsensus të plotë në mënyrë unanime nga e gjithë kryesia dhe gjithashtu u vendos që udhëheqja e këtyre delegacioneve të bëhet nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Gjithçka tjetër që bëhet jashtë këtyre parametrave është përpjekje për të ndryshuar ligjin ose për të marrë diçka çfarë nuk ju takon. Se fundja PDK ka marrë pëlqimin e qytetarëve për të pasur përgjegjësi më shumë”, tha Krasniqi.

Memli Krasniqi i PDK-së njoftoi se vendimi që me delegacionet evropiane të udhëheqin pjesëtarë të PDK-së është bërë në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të Komisionit.

“Sot kryesia e Kuvendit të Kosovës, sa i takon rendit të ditës ka marrë një vendim në kuadër të kompetencave të veta për përcaktimin e delegacionit të Kosovës në komisionin e stabilizim- asocimit i cili përbëhet nga 13 deputetë të Kosovës dhe 13 deputetë të Parlamentit Evropian. Këto vendime që i ka marrë kryetari i Komisionit kanë qenë personale dhe janë të pakontestueshme që i takon me kompetencat kushtetuese dhe ligjore. Hera e parë është që në këtë mandat por edhe në të kaluarën, ndiqet një formulë e respektimit të opozitës duke i përfshirë të njëjtën në këto procese”, tha Krasniqi.

Përndryshe, sot në Kuvendin e Kosovës u votua përbërja e delegacionit kosovar në Parlamentin Evropian dhe është vendosur që udhëheqja e këtyre delegacioneve të bëhet nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, që sipas asaj që njoftoi Krasniqi, “ajo është bërë me konsensus të plotë në mënyrë unanime nga e gjithë kryesia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button