Vetëvendosje: e gërditshme se si PDK-ja udhëheqë me tre delegacione

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në konferencën për media që e mbajti para pak çastesh ka shprehur indinjatën në lidhje me udhëheqjen e tre delegacioneve kryesore nga pjesëtarët e Partisë Demokratike Kombëtare, njofton Portalb.mk.

“Kjo është e gërditshme që deputeti i PDK të udhëheqë me tre delegacione, ne kemi propozuar që këto delegacione të ndahen nëpërmjet tre grupeve më të mëdha të parlamentare. Ne këtë e kemi pasur kërkesë edhe ndaj Lunaçek dhe e njëjta na është premtuar. PDK nuk shikon përfaqësim të barabartë, por mendon se pse i kanë 61 numra edhe duhet të udhëheqin me krejt komisionet”, tha Konjufca.

I pyetur se a do të marrin pjesë në komisionet e udhëhequra nga PDK, Konjufca tha: “Do ta shqyrtojmë bashkë me LDK-në se a do të marrim pjesë në Komisione, por do ta shqyrtojmë këtë në të ardhmen”.

Sa i takon deklaratës së shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti se Qeveria e Haradinajt është afër rrëzimit, Konjufca tha se Vetëvendosje nuk ka diskutuar për mocion vetëbesimi të Qeverisë së Kosovës.

“Ne nuk kemi diskutuar për sa i takon mocionit të vetëbesimit, në moment që këtë do ta shqyrtojmë me LDK do ta kumtojmë në opinion”, tha Konjufca.

Përndryshe, ky reagim i Vetëvendosjes erdhi pasi që sot në Kuvendin e Kosovës u votua përbërja e delegacionit kosovar në Parlamentin Evropian dhe është vendosur që udhëheqja e këtyre delegacioneve të bëhet nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, që sipas asaj që njoftoi pjesëtari i PDK-së Memli Krasniqi, “ajo është bërë me konsensus të plotë në mënyrë unanime nga e gjithë kryesia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button