PTHP: Paraburgim për 7 të dyshuar për laboratorin e drogës në Tetovë

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur hetim kundër dy shtetasve të Republikës së Serbisë dhe pesë shtetasve të Maqedonisë të dyshuar për laboratorin e drogave sintetike të cilat janë zbuluar në një  shtëpi në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Për 7 personat, Prokuroria ka kërkuar që gjykatësi i procedurës paraprake t’u shqiptojë masë paraburgimi prej 30 ditëve.

Ata janë të dyshuar se kanë kryer vepër penale “Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal.

“Më 30 nëntor dhe 1 dhjetor, në bazë të procedurës penale kundër grupit kriminel ndërkombëtar, që merret me prodhimin e paautorizuar dhe shitje të të ashtuquajturave “drogave sintetike”, Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Krim Serioz të Organizuar, në bazë të urdhrave të dhëna nga gjykatësi i procedurës paraprake, ka kryer bastisje në disa lokacione në zonën e Tetovës dhe Shkupit.

Gjatë bastisjes, janë zbuluar mbi 125 kilogram drogë sintetike, gjegjësisht mbi gjysmë milion tableta (ekstazi) që peshojnë mbi 2,5 milionë euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se MPB-ja e ka zhvilluar aksionin policor mbrëmë në këtë fshat së bashku me kolegë policë nga Serbia dhe nga DEA amerikane (shërbim policor-sekret për shkatërrimin e drogës), në një shtëpi ku një grupë personash kishin ndërtuar një laborator për prodhimin e drogës. Paraprakisht, janë bastisur dy lokacione në Tetovë dhe pesë në Shkup, ndërsa laboratori është gjetur në fshatin Reçicë e Vogël.

Ministri tha se droga është prodhuar për t’u dërguar në Turqi. Ai nuk zbuloi se a janë të përfshirë edhe doganierët në këtë biznes ilegal si dhe nuk dha më shumë detaje se kur ka filluar aktivitetin e prodhimit të drogës ky grup në Tetovë, njofton Portalb.mk.

 “Mbreti serb i drogave sintetike” ka hapur labororator në Reçicë të Tetovës

ZarubicaMediumi serb Blic publikoi se mes të arrestuarve në këtë aksion është udhëheqësi i grupit kriminel Milan Zarubica i njohur si “mbreti serb i drogave sintetike”. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç tha me rastin e aksionit të përbashkët të policisë serbe dhe maqedonase se ky është një nga rezultatet më të mira në kapjen e drogave sintetike, njofton Portalb.mk.

“Lajm i mirë është që Milan Zarubica është arrestuar sepse konsiderohet si një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës sintetike dhe në këto zona ishte i njohur për këtë aktivitet edhe më herët”, tha Stefanoviq.

Sipas ministrit serb, droga sintetike e konfiskuar është shumë e rëndësishme sepse bëhet fjalë për llojin kapdagon, një drogë e re sintetike e cila gjithashtu preferohet nga luftëtarët e ISIS.

Ndryshe, Zarubica dhe disa bashkëpunëtorë të tij u arrestuan së pari më 4 shkurt 2003 nën dyshimin se kishin bërë fabrikën më të madhe të prodhimit të drogës sintetike në Evropë. Në atë kohë, u kapën rreth dy milionë tableta të amfetaminës dhe substancave të ndryshme me vlerë prej 10 milionë dollarë. Ky aksion i koduar “Beograd” është kryer pasi DEA amerikane ka informuar se ka një laborator të madh për prodhimin e barnave sintetike pranë kryeqytetit serb Stara Pazova.

Për këtë arsye, Zarubica u dënua me 11 vjet burg. Ai u arrestua sërish më 12 maj 2011

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button