Ministri Spasovski flet për aksionin anti-drogë në Reçicë të Vogël, janë arrestuar 6 persona (FOTO-VIDEO)

Mbi 125 kilogram drogë sintetike, gjegjësisht mbi gjysmë milion tableta (ekstazi) që peshojnë mbi 2,5 milion euro janë kapur mbrëmë nga Policia e Maqedonisë në një shtëpi në fshatin Reçicë e Vogël të Tetovës, njofton Portalb.mk. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) sot u prezantua edhe video e aksionit policor dhe laboratorit.

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski tha se MPB-ja e ka zhvilluar aksionin policor mbrëmë në këtë fshat së bashku me kolegë policë nga Serbia dhe nga DEA amerikane (shërbim policor-sekret për shkatërrimin e drogës), në një shtëpi ku një grupë personash kishin ndërtuar një laborator për prodhimin e drogës. Paraprakisht, janë bastisur dy lokacione në Tetovë dhe pesë në Shkup, ndërsa laboratori është gjetur në fshatin Reçicë e Vogël.

“Sipas informatave të para bëhet fjalë për konfiskimin më të madh deri më tani në Ballkan të drogave sintetike, ndoshta edhe në përmasa ndërkombëtare” tha ai duke theksuar se janë arrestuar 6 persona me nënshtetësi maqedonase dhe serbe.

Ministri tha se droga është prodhuar për t’u dërguar në Turqi. Ai nuk zbuloi se a janë të përfshirë edhe doganierët në këtë biznes ilegal si dhe nuk dha më shumë detaje se kur ka filluar aktivitetin e prodhimit të drogës ky grup në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Aktivitetet në kuadër të operacionit vazhdojnë dhe siç thotë Spasovski, Ministria e Punëve të Brendshme do të informojë publikun në ditët e ardhshme për të gjitha momentet e reja të procedurës hetimore, si dhe për personat e përfshirë.

 “Mbreti serb i drogave sintetike” ka hapur labororator në Reçicë të Tetovës

ZarubicaMediumi serb Blic publikoi se mes të arrestuarve në këtë aksion është udhëheqësi i grupit kriminel Milan Zarubica i njohur si “mbreti serb i drogave sintetike”. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç tha me rastin e aksionit të përbashkët të policisë serbe dhe maqedonase se ky është një nga rezultatet më të mira në kapjen e drogave sintetike, njofton Portalb.mk.

“Lajm i mirë është që Milan Zarubica është arrestuar sepse konsiderohet si një nga prodhuesit më të mëdhenj të drogës sintetike dhe në këto zona ishte i njohur për këtë aktivitet edhe më herët”, tha Stefanoviq.

Sipas ministrit serb, droga sintetike e konfiskuar është shumë e rëndësishme sepse bëhet fjalë për llojin kapdagon, një drogë e re sintetike e cila gjithashtu preferohet nga luftëtarët e ISIS.

Ndryshe, Zarubica dhe disa bashkëpunëtorë të tij u arrestuan së pari më 4 shkurt 2003 nën dyshimin se kishin bërë fabrikën më të madhe të prodhimit të drogës sintetike në Evropë. Në atë kohë, u kapën rreth dy milionë tableta të amfetaminës dhe substancave të ndryshme me vlerë prej 10 milionë dollarë. Ky aksion i koduar “Beograd” është kryer pasi DEA amerikane ka informuar se ka një laborator të madh për prodhimin e barnave sintetike pranë kryeqytetit serb Stara Pazova.

Për këtë arsye, Zarubica u dënua me 11 vjet burg. Ai u arrestua sërish më 12 maj 2011, njofton Portalb.mk.

Prokuroria jep detaje për aksionin antidrogë në Reçicë të Vogël

Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duke zhvilluar bashkëpunim juridik ndërkombëtar me Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë zbuluan laboratorin më të madh për prodhim të paautorizuar të drogës në Evropën Juglindore, njofton Portalb.mk.

Droga Tetove

Për koordinimin e hetimit ndërkufitar dhe për bashkëpunim është formuar Grupi i përbashkët hetues të organeve të të dy vendeve.

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Tetovës dhe Shkupit, Prokuroria Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë bënë një aksion ku u zbulua i gjithë instalimi për prodhimin e paautorizuar të drogave sintetike dhe kapën sasi të mëdha të drogave sintetike.

Bëhet fjalë për grup kriminel ndërkombëtar të organizuar, të përbërë nga shtetas të Republikës së Serbisë dhe Maqedonisë që janë marrë me prodhime të paautorizuara, përpunim, transferim, bartje, ndërmjetësim në shitje ose blerje, si dhe në mënyrë tjetër, lirimi i paautorizuar i drogave narkotike.

Droga Tetove1

Në të njëjtën kohë, nga një grup personash në Tetovë është ndërtuar një laborator i paligjshëm për prodhimin e drogave sintetike me qëllim të shitjes dhe organizimit të mëtejshëm të dërgimit në Republikën e Serbisë dhe në vende të tjera.

Droga Tetove122

Këtë vit ky është grupi i dhjetë i organizuar kriminal i kapur nga Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP