Policia ka zbuluar laborator droge në Reçicë të Vogël, janë arrestuar katër persona

Në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës policia ka zbuluar një laborator droge, dhe ka vënë nën pranga, të paktën 4 persona. Siç mëson ALSAT nga burimet e tij, në laborator, si asnjëherë më parë në Maqedoni, janë gjetur qindra kilogramë drogë.

Ende është e paqartë lloji i lëndës narkotike, megjithatë, kjo mbetet të vërtetohen së shpejti nga Policia. ALSAT mëson gjithashtu se operacioni është kryer nga forca policore dhe i organizuar nga Shkupi, në koordinim me Prokurorinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button