Zaev: Krizën diplomatike mes Serbisë dhe Maqedonisë e zgjodhëm në mënyrë miqësore

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp me kryeministren serbe,  Ana Bërnabiq tregoi se kriza diplomatike mes Maqedonisë dhe Serbisë, kur fqinji verior e tërhoqi personalin nga ambasada në Shkup në gusht të këtij muaji, është zgjidhur në mënyrë miqësore dhe zbuloi se jo vetëm që Serbia e ka tërhequr agjentin Goran Zhivaleviq nga ambasada, por edhe Maqedonia ka tërhequr agjentin nga ambasada në Beograd, njofton Portalb.mk.

“Në mënyrë miqësore gjetëm zgjidhje për atë që ndodhi në Maqedoni në lidhje me personin e punësuar në ambasadën serbe në Maqedoni. Kemi bërë marrëveshje bilaterale, Serbia e ka kthyer atë, ne e kemi kthyer tonin. Kështu bëjnë miqtë. Kryetari Vuçiq dhe unë kemi biseduar atëherë, drejtpërdrejt e kemi definuar atë se çfarë po ndodh me ambasadën dhe gjetëm zgjidhje ashtu siç ju ngjan miqve”, u përgjigj Zoran Zaev në pyetjen gazetareske.

Ndryshe, Serbia me 20 gusht të këtij viti e tërhoqi personalin e ambasadës së vet nga Shkupi. Personali u kthye në Shkup pas katër dytëve dhe ambasada vazhdon të punojë nga 25 gushti. Në ndërkohë kishte dhe biseda telefonike mes Zaevit dhe Vuçiqit  dhe takim mes Dimitrovit dhe Daçiqit në Nish.

Agjenti serb, Zhivaleviq, i cili nuk u kthye në Maqedoni, ishte i pranishëm në Kuvend gjatë sulmit të organizuar me 27 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button